Oda Ekonomike e Kosoves

October 31, 2025

📢 OEK dhe Eurometal Academy me marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim profesional

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Eurometal Academy kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe aftësimit teknik.

Ky memorandum parasheh zhvillimin e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale për të rinjtë dhe të rriturit e interesuar në fushën e saldimit dhe profesioneve të ngjashme teknike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e punësueshmërisë së fuqisë punëtore në Kosovë.

Përmes këtij partneriteti, OEK dhe Eurometal Academy do të bashkëpunojnë në zhvillimin e programeve praktike të aftësimit, të cilat janë të harmonizuara me kërkesat reale të tregut të punës, duke kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të arsimit profesional si faktor kyç për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social në Kosovë.

ME SHUME

hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi
oek_logojpg
OEK kërkon drejtësi në Gjykatën Supreme: Vendimet e ZRRE-së kanë dëmtuar bizneset
Fotot memorandumi 04.11
OEK dhe OIRK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm
Foto 1
U mbajt provimi i modulit të parë – “Infrastruktura Ligjore” në kuadër të trajnimit për Vlerësues të Pronave të Paluajtshme