Gërxhaliu: Gjendja energjetike në vend turp për institucionet

Gërxhaliu: Gjendja energjetike në vend turp për institucionet

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se mungesa me furnizim të rregullt me energji elektrike po e ngulfatë çdo aspekt të zhvillimit të jetës normale në vend.

”  …është e turpshme ajo çfarë po ndodh me furnizimin me nergji elektrike. Se mungesa e përgjegjësisë institucionale dhe individuale në Kosovë është shëndrruar në presion psiqik dhe ngulfatje të të drejtës për një jetë dinjitoze e dëshmon edhe kjo që po e përcjell Kosovën ditëve të fundit me furnizim me energji elektrike”, tha ai.

Ai në një prononcim për EkonomiaSot ka thënë se nuk ia vlenë të përmendet përgjegjësia e KEDS-it për furnizim të rregullt me energji pasi sipas tij, si duket  në KEDS, por edhe në KEK e KOSTT, qëndrojnë fuqi të paprekura.

 

“Nuk ia vlen më të diskutosh lidhur me përgjegjësitë e KEDS-it, nuk ia vlen më të thuash se është në kontratë të privatizimit që duhet të furnizojnë Kosovën me energji elektrike në cdo kohë sepse në KEDS por edhe në KEK e KOSTT qëndrojnë fuqi të paprekura. Dhe sot si pasojë e kësaj gjendjeje vuan qytetari në temperatura të ulëta dimërore, vuan biznesi dhe prodhimi vendor me humbje dhe me pamundësi të jetë konkurrues e mbi të gjitha devalvohet dhe degradohet imazhi i Kosovës qoftë për investitorë të huaj qoftë për diasporë por edhe për vizitorë. Si duket e vetmja gjë që në Kosovë nuk ka fund është paturpësia”, tha Gërxhaliu.

www.ekonomiasot.com

Publikuar më 23.03.2018