OEK dhe MTI bashkërisht të përkushtuar në zhvillimin e sektorit privat

OEK dhe MTI bashkërisht të përkushtuar në zhvillimin e sektorit privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi, ka pritur në takim Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z.Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar lidhur me problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit.

Gjatë takimit me theks të veçantë u diskutua për problemet e furnizimit me energji elektrike dhe në këtë drejtim Kryetari Rukiqi njoftoi Ministrin dhe të pranishmit për arritjen e marrëveshjes me KEDS për themelimin e një zyreje që mirret me zgjidhjen e problemeve të furnizimit me energji elektrike dhe me gjetjen e mundësive më të mira për përmirësimin e situatës së bizneseve.

Thellimi i bashkëpunimit në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës është shumë i rëndësishëm sepse politikat e këtyre dy institucioneve janë të lidhura direkt me zhvillimin e sektorit privat.

Publikuar më 07.08.2018