NJ O F T I M

NJ O F T I M

Të nderuar,
Ju njoftojmë se Oda Ekonomike e Kosovës duke konsideruar vëllimin e madh të punës dhe përgjegjësisë që ka në kuadër të organizimit të javës së CEFTA-së, që do të mbahet në fillim të muajit dhjetor 2018 në Prishtinë, me rastin e kryesimit të CEFTA-së këtë vit, obligimet që rrjedhin si shtet ndaj kësaj ngjarje reflektojnë drejtpërdrejtë edhe punën e OEK-ut, qëllimi i së cilës është përfaqësimi sa më i denjë i shtetit të Kosovës dhe komunitetit të biznesit vendor në tërësi. 
Andaj OEK-u, bazuar në këto rrethana ka vendosur që  Panairi  i  Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse “Prishtina 2018” i paraparë që të mbahet me datat 08-11 Tetor 2018, të organizohet në kuadër të javës së CEFTA-së, respektivisht në fillim të muajit Dhjetor 2018. 
Duke konsideruar “Javën e CEFTA-së”, si ngjarjen më të madhe në vend për promovim të shtetit tonë, bashkëpunimit ekonomik mes vendeve anëtare të CEFTA-së dhe mundësisë për të ngritur diskutime mbi çështje të interesit nacional por edhe rajonal, vlerësojmë se organizimi i panairit brenda kësaj jave do të jetë vlerë e shtuar për dy segmente: promovim të ndërmarrësisë kosovare dhe fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në eliminimin e barrierave tregtare mes vendeve të Ballkanit perëndimor. 
Për gjitha informatat e nevojshme  do të informoheni me kohë. 
Prishtinë, 04.10.2018
Oda Ekonomike e Kosovës

 

Publikuar më 04.10.2018