OEK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

OEK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Odës  Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur  në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Z. Rukiqi tregoi rëndësinë e këtij memorandumi pasi që do të ia lehtësoj punën komunës dhe bizneseve, ndërsa z. Ahmeti theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës mund ta ndihmoj komunën në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë.

Disa nga objektivat më të rëndësishme  të këtij bashkëpunimi janë mundësia e lehtësimit të procedurave administrative për bizneset, avokimi i përbashkët për iniciativa ligjore për përmirësimin e mjedisit biznesor , nxitja e pjesëmarrjes së bizneseve në adresim dhe shqyrtim të problematikave administrative dhe ligjore si dhe bashkëpunime në çështjet tjera me interes për dy palët.

Publikuar më 05.10.2018