Të mësuarit në vend të punës - Përputhja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me nevojat e bizneseve

Të mësuarit në vend të punës - Përputhja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional me nevojat e bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Enhancing Youth Employment (EYE) organizuan takimin e parë me biznese pas marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar nga të dyja palët.

Në këtë takim ishin prezent kompani nga sektorë të ndryshëm, të cilat kishin mundësi të njoftohen nga afër me qëllimet dhe misionin e projektit EYE, veqanërisht për projektin mbi arsimin dual si dhe të adresojnë problemet të cilat hasin në gjetjen e fuqisë puntore të kualifikuar konform nevojave të tregut.

Një ndër barrierat kryesore të sektorit privat në Kosovë është mungesa e aftësimit profesional të fuqisë puntore, prandaj qëllimi kryesor i projektit EYE në bashkëpunim me OEK është ta thellojë bashkëpunimin në mes të shkollave profesionale dhe sektorit privat që të ketë ndikim në rritjen e punësimit dhe ngritjen e aftësimit të duhur profesional në funksion të zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

Publikuar më 02.10.2018