Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme

Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme

Titulli i trajnimit: Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme

Qëllimi i trajnimit:

 Përgatitja e kandidatëve për licencim për vlerësimin e pronave të paluajtshme;

 Ofrimi i njohurive për metodat e vlerësimit dhe rastet kur duhet të përdoren ato;

 Ofrimi i njohurive për përgatitjen e raporteve të vlerësimit;

 Aplikimi praktik i njohurive përmes shembujve të vlerësimit;

 Aplikimi i dispozitave ligjore dhe rregullative, si dhe procedurave të kërkuara në përputhje me

rregullat, kriteret dhe specifikat e Republikës së Kosovës

 Menaxhimi i plotë i procesit të vlerësimit nga fillimi deri në dorëzimin e raportit final të vlerësimit.

Modulet e trajnimit

Trajnimi përmban katër module me gjithësej 120 orë trajnimi. Katër modulet janë si vijon: Bazat e

vlerësimit, Infrastrukturën ligjore, Metodologjitë e vlerësimit dhe Vlerësimi i tokave, urbanistika gjeodezia

dhe kadastri. Gjithashtu, gjatë këtij trajnimi do të jepen udhëzime specifike për përgatitjen e raportit të

vlerësimit.

Kushtet e pjesëmarrjes

Trajnimi është i dizajnuar për kandidatë të cilët plotësojnë kërkesat e parapara në Kriteret neni 19 në

Plotësim/Ndryshim i Rregullorës së Bordit Mbikëqyrës për Licencimin e Personave Fizik si Vlerësues të

Pronave të paluajtshme:

a) Duhet të jetë person fizik dhe banor i Republikës së Kosovës;

b) Duhet të ketë Diplomë Universitare në njërën nga fakultetet në vijim: Ndërtimtari, Gjeodezi,

Arkitekturë, Ekonomi, Bujqësi dhe Pylltari, drejtimi Matematikë dhe Juridik;

c) Nuk duhet të ketë çështje të hapura gjyqësore për çështje penale apo të fushës për të cilën dëshiron

të licencohet (Dëshmi të organeve kompetente).

Duhet të plotësohet dhe sillet fizikisht Aplikacioni, Deklarata e Etikës, Vetdeklarimi dhe Lista e

Dokumentacionit për Licencim të Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme si në vijim.

Këto dokumente duhet të dorëzohen në pliko (zarf) të mbyllur në zyrën e sekretarisë së bordit e cila gjendet

ne objektin e Odës Ekonomike të Kosovës kati i I-rë

Për arsye të interesimit të lartë për pjesëmarrje në këtë trajnim dhe mundësive për pranimin e një numri

relativisht të vogël të pjesëmarrësve, maksimum 45 kandidatë, do të organizohet provimi pranues me

pyetje logjike dhe pyetje bazike rreth vlerësimit të pronave të paluajtshme.

Kohëzgjatja

Trajnimi zgjatë gjithsej 120 orë ligjërimi dhe kandidatët iu nënshtrohen 4 provimeve për katër modulet.

Prezantimet e ligjëruesve mund të sigurohen në formë elektronike apo të printuar, ndërsa librat dhe

materialet tjera shtesë duhet të sigurohen nga vet kandidatët.

Qeveria e Kosovës

Ministria e Financave

Organizuesi dhe Vendi

Bordi Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme në bashkëpunim me Odën Ekonomike e Kosovës, në kuadër të objektit të Odës Ekonomike të Kosovës.

Çmimi: Çmimi total i trajnimit është 725 Euro

Me rastin e aplikimit duhet të dorzëzohet fletëpagesa në vlerë prej 25 Euro për organzimin e Provimi Pranues (kjo vlerë duhet të bëhet në nr i xhirollogarisë: BKT 1901217736031640 – Emri, Mbiemri – Pagesë për aplikim dhe nënshtrim të provimit pranues)

Pagesa në vlerë prej 700 Euro, bëhet para fillimit të ligjeratave. Ne ketë vlerë është paraparë edhe organizimi i provimeve për herën e I-rë.

Afati i aplikimit nga data 24.01.2019 deri më datën 06.02.2019 në ora 16:00.

Aplikacioni për ndjekje të trajnimit

Deklarata etike

Kushtet per licencim

Njoftim publik per aplikim

VET DELKARIM

Publikuar më 24.01.2019