Ftesë për Aplikim për Emërimin e Arbitrave

Ftesë për Aplikim për Emërimin e Arbitrave

TRIBUNALI I PËRHERSHËM I ARBITRAZHIT (“TPA”)
Ftesë për Aplikim për Emërimin e Arbitrave
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) fton persona të kualifikuar shtetas Kosovar për emërmin e arbitrave në Listën e Arbitrave të TPA-së, pranë OEK-ut.
Kualifikimet e kërkuara
 Diplomë universitare dhe kualifikime shtese për të ushtruar profesionin nga fushat e ndryshme praktike relevante për arbitrazhin;  Eksperiencë profesionale që dëshmon aftësitë e gjykimit të pavarur, vlerësim të drejtë si dhe aplikimin e ligjeve, parimeve biznesore si dhe atyre komerciale;  Ushtrimin e funksioneve të arbitrazhit në mënyrë të pavarur, të drejtë, objektive dhe të paanshme, dhe të sigurohen që të gjitha palet të trajtohen në mënyrë të barabartë;  Zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare;  Sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale në pajtim me ligjet e aplikueshme dhe kodin e etikës profesionale;  Të ruaj nderin dhe dinjitetin e Arbitrit pranë Tribunalit të Arbitrazhit-TPA;  Të dorëzojë referenca për punën që ndërlidhet me arbitrazhin apo procedurat tjera të ngjashme;  Vullnet për të marrë pjesë në progamin e vazhdueshëm arsimor të organizuar apo të rekomanduar nga Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit-TPA.
Kualifikimet e preferueshme
 Pjesmarrës në organizatat kombëtare apo ndërkombëtare të arbitrazhit, apo të ndonjë institucioni tjeter kredibil i cili ka të bëjë me procedurat tjera gjyqësore apo alternative të zgjidhjes së kontesteve;
 Të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
 Eksperiencë tjetër e ngjashme apo publikimi i artikujve në revistat shkencore dhe/apo profesionale;
 Nderime, çmime apo citime që dëshmojnë lidership në fushën e tij/saj;
 Eksperiencë në procedurat e arbitrazhit, gjyqësore apo ndërmjetësimit;
 Njohja e Gjuhës Angleze.

Po ashtu Oda Ekonomike e Kosovës, duke u bazuar në Aktin e themelimit të TPA-së, fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për Kryesi të Tribunalit të Përhershem të Arbitrazhit. Kryesia e Tribunalit të Përhershme të Arbitrazhit përbëhet prej pesë (5) anëtarëve: Kryetarit të Tribunalit të Përhershem të Arbitrazhit, Nënkryetarit të Tribunalit të Përhershem të Arbitrazhit, Sekretarit të Përgjithshem të Odës Ekonomike të Kosovës i cili zgjidhet me automatizem si dhe dy (2) anëtarë pa ndonjë funksion të veçantë.
Procesi i Aplikmit
 Dorëzimi i CV-së përshirë të dhënat për punësimin, arsimin, kualifikimet profesionale si dhe dokumentet tjera përcjellëse;
 Dorëzimi i një deklarate personale e cila nuk tejkalon mbi tre (3) faqe qëllimi i së cilës është të shpjegohet se pse aplikanti duhet të pranohet në listën e arbitrave;
 Dorëzimi i një deklarate personale e cila nuk tejkalon mbi tre (3) faqe qëllimi i së cilës është të shpjegohet se pse aplikanti duhet të pranohet në Kryesinë e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit;
 Dorëzimi i dy (2) referencave profesionale.
Ju lutem që dokumentet e juaja të na dergoni vetëm përmes emailit zyrtar: lumnije.hashani@oek-kcc.org
Afati i fundit për aplikim është data 28 Shkurt 2019.
Pas përfundimit të këtij procesi, kanditatët e listuar në listën e ngushtë do të nominohen për t’ju nënshtruar procedurës së emërimit nga Kuvendi i OEK-ut, në pajtim me dispozitat e Aktit Themelues të TPA-së.

TPA SHPALLJA PUBLIKE 29 JANAR 2019

 

Publikuar më 28.01.2019