Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtis

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtis

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”.  Kjo platformë është lansuar në shkurt të këtij viti përkrahuar nga projektit regjional te USAID-it për RRER (Rritja Ekonomike Regjionale)- Komponenta për lehtësimin e Tregtisë, si vazhdimësi e platformës së krijuar në vitin 2013, në kuadër të Projektit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist (PPMA).

Udhëzuesi për Tregti Ndërkombëtare ka për qëllim të ndihmojë eksportuesit dhe importuesit e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë për të kryer transaksione ndërkombëtare të tregtisë. Është një udhëzues i mirë edhe për kompanitë e huaja që konsiderojnë tregtinë me Kosovën dhe ofron informacione me rëndësi për ta.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OEK-ut, z. Parim Bajrami në hapjen e kësaj ngjarje, falenderoi akterët relevant për përkrahjen e ofruar dhe vuri theks te rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional edhe me akterë të tjerë në mënyrë që ky udhëzues të arrijë qëllimin e saj, pra të ofrojë lehtësi për bizneset vendore dhe ndërkombëtare, meqenëse është e para e llojit të saj në Ballkanin Perëndimor dhe si e tillë do të ofrojë informacione të rëndësishme për bizneset. “Ky portal është unik për nga përmbajtja. Përderisa bizneseve u është dashur të kërkojnë në shumë institucione informata, tani shumicën nga informatat për eksport, import dhe tranzit i kanë në këtë platformë informative”,-theksoi z. Bajrami.

 

Nga ana tjetër, z. Bajram Rexha, Drejtor i Akcizës dhe Procedurave në Doganën e Kosovës, rikonfirmoi gatishmërinë e Doganës së Kosovës që do të vazhdojnë përkrahjen në promovimin dhe azhurnimin e kësaj platforme. “Ne jemi të gatshëm të ndajmë informatat e nevojshme dhe të promovojmë këtë platformë duke synuar përkrahjen e sektorit privat. Duam të theksojmë që ky portal mund të plotësohet me informata të shumta të cilat shumë lehtë mund të transformojnë atë në një burim primar të informatës në fushën e tregtisë”, tha ndër të tjera z. Rexha.

 

Tutje, z. Burim Rreci, Sekretar i Përgjithshëm në MTI tha se përmes kësaj platforme kompanitë do të marrin informacionet e nevojshme. “Bashkëpunimi jonë institucional tregon qartë për gatishmërinë e Kosovës për rritjen e transparencës, veçanërisht në aspektin e tregtisë. Ne në kuadër të këtij projekti, kemi identifikuar për herë të parë lejet e dhe licencat e nevojshmë që lëshura nga autoritetet Kosovare në fushën e tregtisë, të cilat gjinden në këtë portal”, tha z. Rreci.

 

Memorandumi i nënshkruar sot parasheh bashkëpunimin në përditësimin e të dhënave ekzistuese, plotësimin e saj me të dhëna të reja dhe promovimin e kësaj platforme me qëllim që të rritet besueshmëria e kompanive në lidhje me informacionin e ofruar në të. Bashkëpunimi parasheh edhe shkëmbimin e zyrtarëve dhe ekspertëve me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale në kuadër të komponentës për lehtësimin e tregtisë

Publikuar më 25.03.2019