Me rastin pensionimit të zyrtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës

Me rastin pensionimit të zyrtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës

Me rastin pensionimit të zyrtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës znj. Sofe Ramdani, z. Mehdi Kika, z. Nexhmedin Asllani dhe z. Rrustem Abiti, OEK-u ka organizuar nje ceremoni përshëndetëse ku u ndanë mirënjohje dhe dhurata për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion.

Kjo ceremoni ishte për të vlerësuar mundin dhe përkushtimin e  këtyre punonjësve që me ndershmëri sot e mbyllen karrierën e tyre profesionale në OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh falenderime të veqanta për këta zyrtarë të cilët i qendruan besnik dhe kontribuan fuqishem pavarësisht vështirësive që kanë hasur gjatë periudhave të ndryshme në Kosovë dhe në vlerësimin absolut, janë shembull i korrektësisë dhe ndershmërisë në punë.

I gjithë stafi i OEK-ut ju uron pensionimin dhe ju falenderon për kolegialitetin, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe gjithë komuniteti i biznesit e çmon lartë punën tuaj!

Publikuar më 29.03.2019