KUSHTET E PËRGJITHSHME TË AFARIZMIT TË SHPEDITERËVE NDËRKOMBËTAR TË KOSOVËS

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË AFARIZMIT TË SHPEDITERËVE NDËRKOMBËTAR TË KOSOVËS

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË AFARIZMIT TË SHPEDITERËVE NDËRKOMBËTAR TË KOSOVËS
Bazuar në Nenin 4 pika 2 dhe Nenin 6 pika 2 të Statutit të Shoqatës së Shpediterëve të Brendshëm dhe Ndërkombëtar të Kosovës, pas miratimit të Draft punimit nga ana e anëtarëve të Shoqatës, Këshilli Drejtues i Shoqates së Shpediterëve të Brendshëm dhe Ndërkombëtar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 30.01.2012, miraton:
KUSHTET E PËRGJITHSHME TË AFARIZMIT TË SHPEDITERËVE NDËRKOMBËTAR TË KOSOVËS
I. VLEFSHMËRIA E KUSHTEVE
Neni 1.
Këto kushte të përgjithshme vlejnë për të gjitha punët e shpedicionit.
Do të konsiderohet se palët kontraktuese, kanë arritur marrëveshje për përdorim të kushteve të përgjithshme, nëse shpediteri, me shkrim e ka njoftuar urdhërdhënësin e tij, se afarizmi i tij bazohet në këto kushte, kurse urdhërdhënësi nuk i ka përjashtuar në mënyrë eksplicite dhe me shkrim, aplikimin e tyre.
Neni 2.
Shpediteri është organizator i dërgimit apo sjelljes së gjësendeve (mallërave), me të gjitha llojet e mjeteve transportuese nëpërmes të të gjitha rrugëve transportuese. Me kontratën mbi shpeditimin, shpediteri obligohet që, për qëllim të transportimit të gjësendeve të caktuara, në emër të vet dhe për llogari të urdhërdhënësit, në emër dhe për llogari të urdhërdhënësit respektivisht në emër të vet dhe për llogari të vet, të lidhë kontratë mbi transportin dhe kontrata të tjera të nevojshme për realizimin e transportit, si dhe kryen punë dhe veprime të tjera të zakonshme, kurse urdhërdhënësi obligohet që t’i paguajë kompenzim të caktuar.

Dokumentin e plot mund ta shkarkoni këtu.

Publikuar më 17.04.2019