Buletini mujor 31/05/2019 Publikimi 1

Buletini mujor 31/05/2019 Publikimi 1

Pasqyrë e Ekonomisë së Kosovës
Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, kjo rritje është shtyrë nga kërkesa e brendshme e financuar kryesisht nga remitencat dhe ndihmat. Rritja reale e Kosovës ka qenë e qëndrueshme. Kosova është një nga vetëm katër vendet në Evropë që ka regjistruar ritme pozitive të rritjes në vitet pas krizës financiare botërore të viteve 2007-2008. Me rritje mesatare vjetore prej 3.5 për qind që nga viti 2008. Modeli i rritjes mbështetet kryesisht në dërgesat e emigrantëve, mirëpo kohët e fundit rritja ka filluar të zhvendoset drejt rritjes së investimeve dhe rritjes së eksportit. Kosova vazhdon të jetë ekonomia me rritje më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor.
Produkti i Brendshëm Bruto i Kosovës (PBB) është 6,761 milionë € në vitin 2018.
Kapaciteti prodhues i Kosovës është në rritje të vazhdueshme, por në thelb është i vogël. Sektorët e patregtueshëm dominojnë prodhimin dhe punësimin në Kosovë. Shërbimet përfaqësojnë sektorin më të madh në ekonomi, me një pjesë të vlerës së shtuar në 54% të PBB-së gjatë viteve 2009-2017, ky sektor ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen ekonomike gjatë dekadës së fundit. Industria është e vogël krahasuar me standardin rajonal në 16.8% të PBB-së nga të cilat prodhimi është rreth 10%. Sektori i bujqësisë mbetet relativisht i madh në 11% të PBB-së.
Industria përpunuese ka potencial për të rritur të ardhurat, eksportet dhe për të krijuar vende të punës përpunëtor të kualifikuara dhe të pa pakualifikuar.
Shërbimet moderne janë tashmë një burim kryesor i të ardhurave dhe ato kanë potencial për të transformuar ekonominë nëpërmjet ndikimit të tyre në sektorë të tjerë.
Per me shume mund ta shkarkoni këtu. Publikuar më 26.06.2019