“Nxitja e transformimit digjital të NVM-ve në Kosovë”

“Nxitja e transformimit digjital të NVM-ve në Kosovë”

ODA EKONOMIKE E KOSOVËS në kuadër të projektit “Nxitja e transformimit digjital të NVM-ve në Kosovë” të përkrahur poashtu nga GIZ, me datë 27 qershor 2019, organizoi trajnimin e radhës me temën: “Marrëveshjet tregtare dhe Konventa PEM”

 

Eksperti nga Dogana e Kosovës, z. Sali Hoda, udhëheqës i sektorit të origjinës, mbuloj fushat me rëndësi për konventën PEM dhe marrëveshjet tregtare, me theks të veçantë:

 Llojet e marrëveshjeve tregtare preferenciale dhe origjina preferenciale

Bashkimet Doganore
Marrëveshjet e tregtisë së lirë
Sistemi i përgjithësuar i preferencave GSP

Marrëveshjet themelore / konceptet dhe rregullat që duhen njohur për sistemin PEM

  PEM KONVENTA
  CEFTA
  SAA
  SAP +

Llojet e kumulimit

Kumulimi Bilateral/dypalësh
Kumulimi diagonal
 Kumulimi i plotë / CEFTA – CEFTA Vendimi Ministror 3/2015:

Kumulimi i Plotë (FC)
Përjashtimi nga pagesa e detyrimeve Doganore (DD)

Llojet e provave të origjinës

EUR 1
Deklarata e origjinës
Deklarata e furnitorit

Trajnimi u organizua për kompanitë aktualisht eksportuese, por edhe ato kompani që kanë potencial në eksport të cilat në kuadër të hulumtimit “Vlerësimi i potencialeve për eksport” janë deklaruar të kenë nevojë për njohuri shtesë rreth Marrëveshjeve Tregtare dhe Konventës PEM.

 

Trajnimi mblodhi 12 kompani të ndryshme nga mbarë Kosova. Kompanitë pjesëmarrëse në trajnim ishin: “GEP shpk”, “Greenhouse”, “Protransport”, “Unik shpk, “ Engjell Vertopi”, “Santefarm”, “ Eurofood”, “Dardani Commerce”, “ Ciao Berto”, “Kamila shpk”, “FShped shpk” dhe “ Sojeva Punishte Manufaktur shpk”.

Të njëjtat kompani ishin përfituese edhe të trajnimit të muajit të kaluar fokusi i së cilës ishin “Prodecurat e eksportit dhe roli i digjitalizimit”.

Publikuar më 10.07.2019