Prezantohet Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë nga BERZH

Prezantohet Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë nga BERZH

Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë nga European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) në bashkëpunim me Oda Ekonomike e Kosovës realizoi një takim me bizneset e OEK. Në takim u prezantua fillimisht Banka Evropjane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BERZH Këshilla për Biznese të Vogla në Kosovë përmes prezantimit nga Osman Rraci. Më pas, anëtarët e OEK u informuan se si funksionon program dhe si mund të aplikojnë nga Pëllumb Gjinolli, udhëheqës i Programit për Kosovë. Të pranishëm në takim ishin po ashtu edhe përfaqësues të BPB të cilët informuan më detajisht bizneset për procesin dhe kushtet e kreditimit.

 

Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe mundësitë e tyre për tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së, përmes investimeve të selektuara dhe të mbështetura me grante. Programi është një kombinim i qasjes në financa, granteve dhe asistencës teknike për të rritur njohuritë e NVM-ve. Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë është program i ri i cili ofron kredi nga BERZH përmes bankave lokale partnere të kombinuara me një grant prej 15% të financuar nga fondet IPA të Bashkimit Evropjan.

Në kuadër të Programit ofrohet po ashtu edhe asistencë teknike që ju mundëson NVM-ve të optimizojnë nevojat investive për të arritur përpuethshmëri me Direktivat Prioritare të BE-së. Ndonjëherë një zgjidhje e lehtë mund të përmbush kriterin, por shpesh kërkohet një qasje më komplekse. Komponenti i asistencës teknike është dizajnuar për të adresuar pikërisht këtë. Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë është zhvilluar për të ndihmuar NVM-të të plotësojnë rregullat e reja dhe të kuptojnë kërkesat për përmirësim në fushën e mbrojtjes së ambientit, mirëqenies dhe sigurisë në punë dhe kualitetit dhe sigurisë së produktit.

ÇFARË KREDI JANË NË DISPOZICION?

Projektet mund të financohen me një ose më shumë kredi me vlerë totale deri në 1 milion EUR për çdo kompani ose grup të kompanive. Projektet investuese duhet të përmirësojnë konkurrueshmërinë e kompanisë në çfarëdo tregu dhe të arrijnë përpuethshmëri me një ose më shumë Direktiva të BE-së në fushën e mbrojtjes së ambientit, efiçiencën e energjisë, sigurinë e punëtorëve, kualitetit dhe sigurisë së produktit. Ekipi i ekspertëve ndërkombëtar do ta vlerësoj projektin tuaj dhe nëse ju dëshironi, do t’ju këshillojë në alternativa tjera apo më të mira, në mënyrë që të arrini qëllimin tuaj.

Programi për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve deri më tani ka hasur në interes të madh tek bizneset në Kosovë dhe deri tani mbi 6 milion Euro investime janë kryer përmes këtij prorgrami.

 

Vizitoni webfaqen https://web-sme-csp.com/kosovo/xk/ për më shumë informata.

 

BERZH KËSHILLA PËR BIZNESET

 

Përvec Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve, BERZH ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kenë qasje në këshilla që mundësojnë rritjen e tyre. BERZH Këshilla për bizneset operon në 25 shtete, përfshirë 7 vendet e Ballkanit. Ky program është prezent në Kosovë mbi 10 vite dhe është i financuar nga donatorë. Funksioni i këtij program është t’i lidh bizneset me konsulentë lokal dhe ekspertë industrial ndërkombëtar.

Cka mund të financoni?

Gjetje të ekspertizë kompetente
50% mbulim të shpenzimeve
Asistencë profesionale në përgatitjen e projektit
Asistencë në implementim
Monitorim dhe sigurim i cilësisë të projektit
Këshillim në bazë të nevojave të juaja specifike

Publikuar më 03.10.2019