TAKIMI I PARË I GRUPIT PUNUES PËR  HARTIMIN E STANDARDIT TË PROFESIONIT  “TEKNIK I  HOTELIT DHE RESTORANTIT”

TAKIMI I PARË I GRUPIT PUNUES PËR HARTIMIN E STANDARDIT TË PROFESIONIT “TEKNIK I HOTELIT DHE RESTORANTIT”

Më 05 tetor 2019,  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë   në bashkëpunim me Oden Ekonomike  të Kosovës,   organizuan   takimin e  parë për hartimin e   Standardeve të Profesionit” Teknik hoteli dhe restoranti “të Bazuar në Rajon - TO REGOS,.

Ky projekt financohet nga   Agjencia Austriake e Zhvillimit me fonde nga Bashkëpunimi Austriak  për Zhvillimit

Qëllimi i punëtorisë  ishte:

- prezantimi i përgjithshëm i projektit  Aleanca për mësim të bazuar  në Ballkanin Perëndimor: Drejt standardeve të  profesionale(WBA4WBL-TO REGOS),

-Prezantimi i metodologjisë për hartimin e standardeve të profesionit

- Detyrat e  grupit punues

-Hartimi i detyrave të dy funksioneve kryesore

Në fillim pjesëmarrësi u informuan  se Projekti planifikon të kontribuojë në rritjen e punësueshmërisë dhe mobilitetit të punës së të rinjve (14-18 vjeç) duke investuar në cilësinë dhe në relevancën  e tregun e punës dhe  të AAP-së në rajon. U prezantuan edhe rezultati  kryesor  dhe ai  specifik , sektorët  prioritar  të caktuar  ekonomik rajonal për të cilët do të hartohen 5 standarde  të profesionit kombëtare dhe rajonale  të cilat më pas do të shndërrohen në standarde të kualifikimeve, si dhe financimi i projektit

Po ashtu u prezantua edhe metodologjia  për hartimin e standardeve të profesionit ,u caktuan detyrat e grupit punues  si dhe  u prezantua edhe modeli  i standardit  të profesionit .

Në pjesën e dytë të punëtorisë  grupi punues filloj me hartimin e standardit të profesionit Teknik hoteli dhe restoranti .

Publikuar më 10.10.2019