Njoftim publik

Njoftim publik

Njoftim publik

 

Ju njoftojmë se Shoqata e Transportit Rrugorë të Udhëtarëve, e cila vepron dhe është e themeluar në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka shprehur vullnetin të organizojë 100 autobusë për sigurim të shërbimit të transportit për familjet nga vendet e prekura nga terrmeti në Shqipëri. 

Gjithashtu, shoqata ka shprehur gatishmërinë për të organizuar akomodimin e këtyre familjeve në vendet ku ofrohen vullnetarisht për banim për këto familje (hotele dhe shtëpi private).

Shoqata fton publikisht të gjithë të interesuarit që në mënyrë vullnetare ofrojnë ndihmë dhe akomodim për këto familje, të lajmërohen tek personi kontaktues i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës së transportit rrugorë të udhëtarëve dhe kryetar i Kuvendit të OEK-ut, z. Ruzhdi Kurtishaj, nr i telefonit: 0038344148228.

 

Ju falemnderit për bashkëpunim!

Publikuar më 27.11.2019