Shoqata e  Metalopërpunuesve të Kosovës, mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme  me datën 16.01.2020 (e hënë) në Odës Ekonomike të Kosovës.

Shoqata e Metalopërpunuesve të Kosovës, mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me datën 16.01.2020 (e hënë) në Odës Ekonomike të Kosovës.

Në këtë mbledhje u diskutua për Vendimin e shpjegueshëm ndërprerjen e zbatimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së, nr. 03/2019.
Vendimi i fundit shpjegues  Nr. 03/19 e dëmton bukur rënd tregun në të cilin gjenden një numër i madh i kompanive prodhuese të konstruksioneve në kuadër të Shoqatës por edhe kompanive metalpërpunuese  në përgjithësi.
Shoqata nuk është dakord me Vendimin e shpjegueshëm ndërprerjen e zbatimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së, nr. 03/2019. Duam të theksojmë se palët e interesit sa i përket lëmisë së metalopërpunueve nuk janë dakord me këtë Vendim të ATK-së dhe për këtë arsye dëshirojmë të paraqesim qëndrimet tona mbi këtë Vendim, të cilat mund të gjeni më poshtë:
Shoqata e Metalopërpunuesve të Kosovës, kërkon që Vendimi i shpjegueshëm 03/2019 të mos zbatohet për veprimtarinë metalpërpunuese. Aplikimi i këtij  vendimi  do të ketë  ndikim të dëmshëm në veprimtarin të cilën jemi duke e ushtruar.

Shoqata,  fton ATK  të ketë një bashkëpunim më të mirë dhe organizime  të tryezave të përbashkëta përmes OEK-ut,  në mënyrë që çdo ndryshim ligjor të cilin e ndërmerr ATK-ja, ta njofton Odën Ekonomike të Kosovës dhe përmes saj  shoqata  organizon tryeza të përbashkëta  për  diskutime publike

Shoqata e Metalopërpunuesve të Kosovës. 

Publikuar më 17.01.2020