RAPORTIMI I PASQYRAVE DHE MBYLLJA E VITIT FISKAL

RAPORTIMI I PASQYRAVE DHE MBYLLJA E VITIT FISKAL

Përfundoi me sukses trajnimi i radhës.

Oda Ekonomike e Kosoves në bashkëpunim me partnerin dhe anëtarin e saj kanë organizuar me sukses trajnimin praktik me temën, “RAPORTIMI I PASQYRAVE DHE MBYLLJA E VITIT FISKAL”.

Trajnimi ishte i orientuar nga praktika, ku përmes shembujve në kompani vendore dhe regjistrimeve në softuer është bërë përgatitja e pasqyrave finaciare dhe demonistrimi i mbylljes së vitit. Trajnimi ishte i dizajnuar që të jetë interaktiv, me pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit, në shumicën e kohës për temat që iu interesuan dhe janë të nevojshme për kompanitë që i përfaqësojnë.


Objektivat kryesore të trajnimit ishin zhvillimi i njohurive mbi:

Verifikimin e saktësisë se transaksioneve financiare;
Krahasimin e pasqyrave financiare me deklarimet tatimore,
Kontrollimin e pasqyrave financiare per Bilancin Vertetues (TB) dhe Librin Kryesor (GL);
Përgatitja e pasqyrave financiare (me IFRS dhe ligjet vendore),
Koeficientet e likuiditetit, pasurive, borxheve dhe profitabilitetit, dhe
Detyra praktike përmes softuerit te kontabilitetit Pro-Data.

 

Në këtë trajnim ishin pjesëmarrës përfaqësues të kompanive të ndryshme.

 

Momentet nga trajnimi “RAPORTIMI I PASQYRAVE DHE MBYLLJA E VITIT FISKAL”, mund të shihen ne foto.

 

Image

 

Image
 
Publikuar më 27.02.2020