“Panairi i Përgjithshëm  Ndërkombëtar dhe Agroindustrial PRISHTINA 2020”

“Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe Agroindustrial PRISHTINA 2020”

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës prej datës  16-19 Shtator 2020, do të organizojnë “Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe Agroindustrial PRISHTINA 2020” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

Panairet tradicionale siç janë Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe Panairi Agroindustrial, këtë vit janë unifikuar në një panair të vetëm me emërtimin “Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe Agroindustrial PRISHTINA 2020”. Ky panair do të vijë me një gamë të gjerë ekspozuesish duke synuar mbështetjen dhe zhvillimin e çdo sektori të ekonomisë, do t’u ofrojë ndërmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar njohuri për zgjerim të mundësive  mbi depërtimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e huaja, tregje të reja, shkëmbim të njohurive specifike mbi sektorin përkatës, rrjetizim si dhe informata të tjera mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit.

“Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar dhe Agroindustrial PRISHTINA 2020” do të mbahet në një hapësirë prej 6000 m2 dhe është një manifestim në të cilin do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Paraqitja me kohë dhe rezervimi i shtandit për pjesëmarrje në këtë panair do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontratën mund ta shkarkoni këtu .

Për kontakt:

Fatmire Shala Mjeku: +383 (0) 45 653 222,

E-mail: Fatmire.Shala@oek-kcc.org

                                                                        

Ylli Dallku: +383 (0) 46 123 429,

E-mail: Ylli.Dallku@oek-kcc.org

Me respekt,

Oda Ekonomike e Kosovës

 

Publikuar më 13.07.2020