THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIM TË KONSULENTËVE DIGJITAL NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR DIGJITALIZIM OEK – ITP

THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIM TË KONSULENTËVE DIGJITAL NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR DIGJITALIZIM OEK – ITP

Konteksti i projektit

Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.OEK është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. Oda Ekonomike e Kosovës analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bënë ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare.

Oda Ekonomke e Kosovës(OEK) në bashkëpunim me Parkun për Inovacion dhe Trajnim(ITP) kanë hyrë në partneritet që ka për qëllm rritjen e konkurrueshëmërisë së sektorit privat përmes transformimit digjital. Ky partneritet vjen si vazhdimësi e partneritetit strategjik me GIZ Kosova mbështetur nga Qeveria Gjermane në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.

Komponenti kryesor i këtij partneriteti në mes OEK dhe ITP është krijimi i strategjive digjitale për NVM-të Kosovare. Në kuadër të këtij partneriteti, OEK do të angazhojë Konsulentë Digjital të Certifikuar të specializuar në tre module, për të ju shërbyer nevojave të kompanive:

Certified Digital Transformation Expert (Ekspert i certifikuar në Transformim Digjital)
Certified E-commerce and Social Media Expert (Ekspert i certifikuar në modulin E-commerce /platformat e shitjes online dhe media sociale)
Certified IT Security Expert (Ekspert i certifikuar në modulin e Sigurisë së TI dhe kibernetike)

Oda Ekonomike e Kosovës si rezultat i projektit të mëparshëm me GIZ Kosova ka përfuduar   studimin e parë bazë mbi statusin e digjitalizimit në Kosovë, trajnimin dhe certifikimin e gjeneratës së parë të konsulentëve digjital në Kosovë. Në projektin e ri me ITP do të vazhdojë me angazhimin e konsulentëve digjital për nevoja të këtij projekti.

Angazhimi i ekspertëve/konsulentëve do të bëhet për dy procese:

Analiza e ekspertëve (dy ditë pune për ekspert/për kompani)
Zhvillimi i strategjisë digjitale (tre ditë pune për ekspert/për kompani)

Kompanitë të cilat do të kalojnë në këto dy procese do të jenë nga sektori i prodhimit, agrobiznesit dhe shërbime. Kompanitë do të aplikojnë përmes Qendrës për Transformim Digjital(nënfaqe ne kuadër të webfaqes së OEK) apo përmes postës elektronike duke dorëzuar format e nevojshme të aplikimit për t’i përfituar këto shërbime.

Projekti mbulon financiarisht 120 ditë pune për analizën e ekspertëve dhe 180 ditë pune për zhvillimin e strategjisë digjitale.

Ndarja e ditëve për konsulent do të bëhet varësisht nevojave(fushës) të kompanive të cilat aplikojnë.

Të gjitha profilet e konsulentëve të përzgjedhur do të përfshihen në nënfaqen e Qendrës për Transformim Digjital(në kuadër të webfaqes së OEK), përmes së cilës kompanitë mund të marrin të gjitha informatat rreth projektit dhe të aplikojnë ‘online’ për të kaluar në dy fazat e lartëpërmendura.

 

Detajet e thirrjes publike mund ti shkarkoni këtu.

 

Publikuar më 30.04.2021