Barometri i Shkathtësive në Kosovë 1.0

Barometri i Shkathtësive në Kosovë 1.0

Studimi “Barometri i Shkathtësive në Kosovë 1.0”, është përgatitur nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ekspertë të Institutit për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogël (IESB), me mbështetjen e ALLED2. Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit "Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës ”ALLED Faza 2, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), i implementuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Raporti i Barometrit të Shkathtësive në Kosovë hulumton shtrirjen e nevojave aktuale dhe të ardhshme për shkathtësi në Kosovë. Ai shqyrton shkaqet dhe ndikimin që ka tek bizneset në një sërë industrish, duke ofruar bazën për politikëbërjen e bazuar në fakte në arsim dhe trajnim dhe duke ndihmuar të rinjtë dhe prindërit e tyre në marrjen e zgjedhjeve të informuara të karrierës. Gjetjet janë gjithashtu thelbësore për pronarët/menaxherët e bizneseve në zgjidhjen e mungesës së aftësive në biznesin e tyre.

Barometri i Shkathtësive është një mjet jetik për hartimin e politikave që do të identifikojë nevojat për aftësi dhe profesionet e kërkuara nga sektori privat në ekonominë e tregut të Kosovës. Në veçanti, Barometri i Shkathtësive përfshin parashikimin e kërkesës dhe ofertës së profesioneve të ndryshme në sektorë dhe aktivitete të ndryshme ekonomike në Kosovë. 

Studimin në gjuhen shqipe mund ta shkarkoni  këtu!

Studimin në gjuhen shqipe mund ta shkarkoni këtu!

Publikuar më 28.04.2022