OEK hap Zyrën për Projekte dhe Zhvillim Strategjik

OEK hap Zyrën për Projekte dhe Zhvillim Strategjik

OEK hap Zyrën për Projekte dhe Zhvillim Strategjik

 

Në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës është hapur Zyra për Projekte dhe Zhvillim Strategjik. Safet Gërxhali, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se prezantimi i projekteve nga sektori privat në konferencën e BERZh-it në Londër është mundësi për fuqizimin e sektorit privat prandaj për odën ky do të jetë një prioritet, duke shtuar se procesi integrues i Kosovës është i pashmangshëm por jo vetëm në dimenzionin politik por mbi të gjitha atë ekonomik.”Pas takimit që kemi pasur javën e kaluar me kryeministrin dhe komunitetin e biznesit OEK ka filluar për përgatitjen për konferencën më të rëndësishme ekonomike që organizohet këtë muaj në Londër”,

“Për herë të parë përveç paraqitjes së projekteve publike do të tentohet që të prezantojmë edhe projekte të sektorit privat dhe nga sektorë të ndryshme. Në këtë drejtim në kuadër të OEK që nga sot zyrtarisht do të filloj së funksionuari Zyra për Projekte dhe Zhvillim Strategjik që mision të parë e ka grumbullimin e projekteve nga sektori privat, klasifikimi i tyre, fizibilitetin dhe në mënyrë direkte indirekte apo perifere të gjejë qoftë partner apo donacione për tu realizuar”.

“E bëjmë këtë nga fakti që mekanizmi i absorbimit të financimit nga donatorët janë projektet dhe qëllim tjetër është që nga kjo zyrë të gjendet mbështetje për realizim të projekteve me qëllim që të krijohet qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik social politik dhe integrues drejt familjes evropiane”, përfundoi kryetari i OEK-ut.

Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset të cilat kanë një projekt apo studime fizibiliteti të lajmërohen në Zyrën Për Projekte dhe Zhvillim Strategjik në OEK.

Publikuar më 02.02.2018