DEPARTAMENTI PËR SHËRBIME TË PËRGJITHSHME PËR ANËTARË DHE SHOQATA

DEPARTAMENTI PËR SHËRBIME TË PËRGJITHSHME PËR ANËTARË DHE SHOQATA

Departamenti për shërbime të përgjithshme për anëtarë dhe shoqata ka këto njësi:

  • Zyra për Informata të Përgjithshme dhe marrëdhënie me anëtarë
  • Zyra për Shoqatat e Sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, ndërtimit dhe shërbimeve
  • Zyra për Shoqatat e Sektorit të bujqësisë, prodhimit, energjisë dhe ndërmarrjet eksportuese
  • Zyrtarët për Rajonin – Qendra

 

Shoqatat sipas veprimtarisë/veprimtarive që funksionojnë janë formë profesionale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës, përmes te cilave anëtarët e Odës vendosin pavarësisht dhe kryejnë punë dhe detyra në interes të veprimtarisë/veprimtarive adekuate.

Secili anëtar i Odës lidhet drejtpërdrejtë në një shoqatë, varësisht nga veprimtaria  e regjistruar që dominon në punën e tij, gjegjësisht sipas interesit që realizohet në shoqatën adekuate.

Secili anëtar i Odës, po që se ka interes, përveç shoqatës amë, mund të  lidhet dhe të merr pjesë edhe në punën e ndonjë  shoqate tjetër. Shoqata sipas veprimtarisë punon drejtpërdrejtë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të anëtarëve të Odës dhe në veçanti:

  • Shqyrton çështje që kanë të bëjnë me avancimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale në veprimtari.
  • Inicion dhe përcakton masa, plane dhe programe për zhvillimin e veprimtarisë,
  • Harmonizon kundërthëniet dhe interesat e ndryshme të paraqitura në kuadër të veprimtarisë.
  • Miraton konkluza dhe propozon masa në interes të veprimtarisë, duke i pasur parasysh interesat e ekonomisë në tërësi.
  • Analizon dhe përcakton interesat e përbashkëta të anëtarëve të Odës nga veprimtaria, si dhe kundërthëniet e paraqitura, në raport me veprimtarit[ë tjera dhe jep propozime për harmonizimin e tyre, gjegjësisht tejkalimin.
  • Paraqet iniciativë për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve të tjera dhe i shqyrton ato, jep mendime dhe propozime lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve të odës të veprimtarisë adekuate dhe të ekonomisë në tërësi.
  • Inicion dhe realizon bashkëpunim lidhur me çështje nga interesi i përbashkët me anëtarë të odës nga shoqata të tjera në kuadër të Odës dhe bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, në harmoni me aktivitetet programore dhe aktet e përgjithshme të odës.

Listën e shoqatave te OEK mund ta shkarkoni këtu.

Publikuar më 22.01.2018