DEPARTAMENTI PËR ARSIM  PROFESIONAL

DEPARTAMENTI PËR ARSIM PROFESIONAL

Oda Ekonomike e Kosovës i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit profesional të fuqisë punëtore. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik , pa fuqi punëtore të kualifikuar, me dije të reja, me shkathtësi profesionale të cilat shkojnë në një hap me zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të strukturuar, Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të strukturës së saj organizative, ka themeluar edhe Departamentin për Aftësim Profesional.

Qëllimi kryesor i këtij Departamenti është që të bëjë përfaqësimin e interesave dhe kërkesave të ndërmarjeve kosovare karshi institucioneve përgjegjëse në zhvillimin e politikave arsimore. Gjithashtu, është zhvilluar Strategjia mbi rolin e OEK-ut në fushën e Arsimit profesional, ku qëllimi kryesor i këtij dokumenti është përfaqësimi i interesave të biznesit ne politikat arsimore si dhe interesimit të Odës Ekonomike të Kosovës në marjen e të ashtuquajturave përgjegjësive publike.

Departamenti i Aftësimit Profesional që prej vitesh është duke u përkrahur nga Qeveria gjermane, fillimisht në ngritjen e kapaciteteve të brendshme në implementimin e projekteve arsimore dhe ofrimit të shërbimeve të trajnimeve.

Së fundmi, Qeveria Gjermane ka lejuar përkrahjen që Oda Ekonomike e Kosovës të ketë të drejtën edhe për një CIM ekspert shtesë, i cili do të përkahë OEK-un veçmas në fushën e Arsimit Profesional. Eksperti gjerman, do të ndihmojë Departamentin në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të trajnimeve, përfaqësimin më profesional dhe zhvillimin e projekteve në këtë fushë.

Departamenti për Arsim dhe Aftësim profesional ka këto njësi :

  • Zyra për Arsim profesional;
  • Zyra për Arsimim të vazhdueshëm;

 

Mëposhtë gjeni listën e trajnimeve që ofrohen nga OEK: 

Menaxheriale                                   

 Motivimi ne Pune

 Udhëheqja dhe menaxhimi

 Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe në distancë

Zhvillimi i resurseve humane dhe menaxhimi i karrierës

 Kontabiliteti financiar si instrument për vendimmarrje

Menaxhimi i konflikteve në kompani dhe me klientë

Analiza e konkurrencës, tregut dhe konsumatorëve

Menaxhimi i avansuar i projekteve sipas standardit anglez

Menaxhimi I Projektit

Menaxhimi i Resurseve Njerëzore

Komunikimi diplomatik në biznesin ndërkombëtar

Lidershipi Inovativ

Menaxhimi bashkëkohor i burimeve njerezore

Negocimi me kompani ndërkombëtare

Principet e Makroekonomisë

Procedurat e Prokurimit Publik në Kosovë, përgatitja e tenderëve

Tregtia e Jashtme dhe Marketingu Ndërkombëtar

Biznesplani dhe Shitja  Efikase

Aftësi  praktike të Negocimit në Biznes

Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes

Puna ekipore dhe menaxhimi i ndryshimeve

Proceset e projekteve dhe ideja deri tek realizimi

Menaxhimi i krizave në aktivitetet eksportuese 

Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes

Administrimi  dhe Menaxhimi i Financave

 Strategjia dhe planifikimi i Resurseve Humane

Kontrata dhe mbrojtja juridike

Trajtimi ligjor i tatimeve ne ndërmarrje

Ndërmarrja dhe tenderët publik

Partneritetet publiko private

Mjeshtria Profesionale e Shitjes

WIFI – (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i situatave konfliktoze në punë, Tregtia e Jashtme dhe Marketingu Ndërkombëtar)

WIFI – (Biznesplani dhe Shitja  Efikase, Aftësi  praktike të Negocimit në Biznes, Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes)

WIFI – (Puna ekipore dhe menaxhimi i ndryshimeve, Proceset e projekteve dhe ideja deri tek realizimi, Menaxhimi i krizave në aktivitetet eksportuese)

WIFI – (Administrimi  dhe Menaxhimi i Financave, Marketingu   Ndërkombëtar, Strategjia dhe planifikimi i Resurseve Humane)

WIFI (Menaxhimi i Kohës, Komunikimi, Aplikimi në  Projektet  Evropiane (Menaxhimi i Projekteve) )

 

Transport dhe Logjistikë

 

Transport të mallrave-CPC Shofer për mallra

Transport të udhëtarëve - CPC Shofer për pasagjerë

Transport të mallrave të rrezikshme - ADR

CPC Menaxherë për Mallra

CPC Menaxherë për Pasagjerë

Instruktor i Ngasjes

Pyetës – Ekzaminier

Operimi me tahografët digjital dhe analogë

 

Automekanikë 

Testi i Motorit - Otto Motori

Njesit Komanduese të Rrjetit  CAN-BUS, LIN-BUS

Klimatizimi i Automjetit

Sistemi i Menaxhimit  të Motorit Motronic

Sistemet pasive të sigurisë

ECD 1 Rregullorja Elektrike në Dizel

Sistemet e Stabilitetit në Ngasje ABS/ESP

Matja elektronike e sistemit të ngasjes 

Bazat e elektrikes së automjetit 1

Elekrika e automjetit  2

Diagnoza elektrike e njësive kontrolluese  SG 1

Sensorët dhe aktuatorët e sistemeve të automjetit 

 

Saldimi

Saldues i Metalit

Saldues i Plastikës

 

Gastronomi

Kamarier

Orientimi në rolin e kuzhinierit

Gjellëra të reja të mishit dhe të mishit të shpezëve – Kuzhinier

Antipastat dhe mezet e ndryshme

Salsat dhe Pjatat e para të kuzhinës Italiane

Ushqimi Kryesor

Ëmbëlsirat

 

Siguria në Punë

Siguria dhe Shëndeti në  Punë

 

Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme

 

 

Besim Mustafa
Publikuar më 22.01.2018