MENAXHIMI I CILËSISË

MENAXHIMI I CILËSISË

Oda Ekonomike e Kosovës si Institucion ne shërbim te ekonomisë Kosovare ka si qëllim të vazhdueshëm menaxhimin aktiv të proceseve ne përkrahje të komunitetit të biznesit.
Menaxhimi aktiv i këtyre proceseve është pjesë e qëndrueshme përbërëse e filozofisë të punës së Odës Ekonomike të Kosovës. Për zbatimin e obligimeve tona organizative ne kemi krijuar ketë Manual të cilësisë i cili definon në mënyrë superiore strukturën e organizimit si dhe rrjedhat relevante të sajë. Me ketë sigurojmë që rrjedhat dhe veprimet bazë të cilat tani ndikojnë dhe që mund të ndikojnë në të ardhmën tek OEK-u në përgjithësi, përkatësisht tek bashkëpunëtorët e saj, ti nënshtrohen një planifikimi, kontrollimi dhe mbikëqyrje sistematike të vazhdueshme.
Qëllimi i ngritjes së Sistemit te Menaxhimit te Cilesise është vendosja e një sistemi efektiv për avancimin e punës përbrenda proceseve relevante në OEK. Duke pasur parasysh këtë qëllim të rëndësishëm, ne kemi hartuar këtë Manual të Cilësisë i cili shërben për ngritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë tek personeli dhe bashkëpunëtorët tonë duke mundësuar caktimin e qartë të detyrave dhe rregullimin e të gjitha qështjeve relevante. Njëkohësisht ky Manual shërben si kornizë për rregullimin e sistemit të menaxhimit përmes rregulloreve përkatëse ekzistuese dhe atyre që mundë të fillojnë të aplikohen në të ardhmën.
 
Dokumentet për menaxhimin e cilësisë mund t’i shkarkoni  mëposhtë:
 
Administra e përgjithshme:
 
 
Aktivitet ndërkombëtare:
 
Departamenti per analiza ekonomike dhe politika:
 
Koordinatori per shoqata dhe sherbime promovuese:
 
Koordinatori per shoqata dhe sherbime te pergjithshme:
 
Koordinatori për shoqata, informim dhe konsulencë:
 
Publikuar më 22.01.2018