FTESË PUBLIKE PËR OFERTIMIN E SERVERAVE DHE KONFIGURIM

FTESË PUBLIKE PËR OFERTIMIN E SERVERAVE DHE KONFIGURIM

Nr.___

Prishtinë, më: 16.04.2019

 

Në bazë të nenit 30 të Ligjit për Odën Ekonomike të Kosovës nr. 2004/7, nenit 52 të Statutit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Projektit: “Nxitja e Transformimit Digjital të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme” nr.: 952/1 nga MIN, Sekretari i  Përgjithshëm i OEK-ut shpall:

 

FTESË PUBLIKE PËR OFERTIMIN E SERVERAVE DHE KONFIGURIM

Oda Ekonomike e Kosovës, shpall këtë ftesë publike për dërgimin e ofertave për server dhe konfigurim sipas specifikacioneve të kërkuara si më poshtë:

 

Zhvillimi i Sistemit të Brendshëm dhe Migrimi i sistemit aktual

Pozicioni 1: Konfigurimi Serverëve dhe Migrimi;

Pozicioni 2: Brand Name Server;

Pozicioni 3: Brand Name Server Storage 1;

Pozicioni 4:  Brand Name Server Storage 2;

Pozicioni 5: Brand Name UPS 1500VA;

Pozicioni 6: Brand Name Switch Gigabit 24 ports;

Pozicioni 7: Licencat.

 

Kushtet e Përgjithshme:

Kërkohet autorizimi i prodhuesit ose nga distributori i autorizuar për produktet 1,2,3,4,5.

Operatori ekonomik duhet të ketë qarkullim brenda vitit 2018 minimum 100,000 EUR.

Operatori ekonomik duhet të dëshmoj që ka staf të kualifikuar për montimin, konfigurimin dhe instalimin e pajisjeve minimumi një (1) Bachelor të shkencave kompjuterike.

Operatori duhet të dëshmoj se ka kapacitet për Zhvillimin e Sistemit të Serverëve.

Operatori ekonomik duhet të jetë i certifikuar me minimum ISO 9001, 27001 dhe PAS99.

Pajisjet nuk duhet të jenë Refurbished.

 

 

 

Kompania duhet të ketë eksperiencë në këtë fushë të punës dhe të jetë e aftë për të siguruar pajisjet sipas kërkesave teknike.

Si kriter i përzgjedhjes do të jetë çmimi më i ulët.

 

Afati i fundit për aplikim është 23 Prill 2019 ora 16:00. Publikimin mund ta gjeni në gazetën Koha Ditore, webfaqen dhe facebook-un e OEK-ut, www.oek-kcc.org.

Ofertuesi mund të dërgoj ofertën në këtë email adresë: fatmire.shala@oek-kcc.org.

Specifikacionin teknik te detajuar mund ta këtu.

Me respekt,

Oda Ekonomike e Kosovës

 

 

Publikuar më 16.04.2019