Prishtinë, 09.08.2010
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me partnerin e vet Austriak WIFI Austria/International Know How Transfer (IKT),vazhdon organizimin e :
Trajnimeve Profesionale për
M A N A G E M E N T
si dhe takime afariste në Vjenë
Ky program do të zhvillohet si në vijim:
1. Strategjia dhe planifikimi strategjik 29.09 - 01.10. 2010
2. Menaxhimi i Resurseve Humane 11 - 13 .10. 2010
3. Menaxhimi në kohën e krizës 25 - 27 .10 .2010
Provimi nga tri seminaret e lartpërmendura 28 .10 .2010
Forum Biznesi (B2B) takime afariste, këmbim përvojash, zhvillim të bizneseve të reja,vizitë 5 (ditore) kompanive Austriake pas përfundimit të trajnimit.
Vizita në Austri ka për qëllim vënien e kontakteve në mes të afaristëve Kosovar dhe Atyre Austriak në fushat ku ekziston interesi i dyanshëm, shkëmbimi i përvojave apo edhe krijimi i mundësive për biznese të reja. Organizimin e B2B takimeve e merr përsipër partneri ynë nga Austria/International Know- How Transfer (IKT) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë. Takimet organizohen në bazë të kërkesave dhe ofertave që kanë ndërmarrjet
Kosovare dhe Austriake.
Pas përfundimit të trajnimeve në Prishtinë,të gjithë vijuesit do ti nënshtrohen një provimi,i cili ka të bëjë me paraqitjen e tri seminareve të lartpërmendura. Të gjithë ata që e japin provimin do të pajisen me diploma (nga WIFI dhe OEK) të cilat janë të vlefshme në të gjitha vendet e Evropës.
Afati i fundit për aplikim është 20. 09. 2010.
I tërë programi kushton vetëm 700 Euro(10 ditë seminare= shpenzimet e trajnimeve,organizimet dhe materialet e përkthyera në gjuhën shqipe,përkthimi simuluan, shpenzimet e Hotelit në Vien etj ).
Shpenzimet e udhëtimit i bartin vijuesit e Seminarit.
Mimoza Hoxha
Tel:038/224 741 ;Fax:038/224 299; E-mail: mimoza.hoxha@oek-kcc.org