Prishtinë, 19.01.2010
OEK ORGANIZON
Trajnime Profesionale me ekspertë ndërkombëtar dhe takime afariste
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me partnerin e vet Austriak WIFI Austria/International Know How Transfer (IKT),vazhdon organizimin e :
Trajnimeve Profesionale për
M A N A G E M E N T
si dhe takime afariste në Vjenë
Ky program do të zhvillohet si në vijim:
1. Menaxhimi i Projekteve 22 – 24. 03.2010
2. Marketingu i eksportit Nderkombëtar 05 – 07. 04.2010
3. Negociatat dhe teknikat argumentuese ndërkulturore 26 – 28. 04.2010
Provimi nga tri seminaret e lartpërmendura mbahet me 29.04.2010
Vizita në Austri: Qershor 2010
Forum Biznesi (B2B) takime afariste, këmbim përvojash, zhvillim të bizneseve të reja,vizitë 5 (ditore) kompanive Austriake pas përfundimit të trajnimit.
Vizita në Austri ka për qëllim vënien e kontakteve në mes të afaristëve Kosovar dhe Atyre Austriak në fushat ku ekziston interesi i dyanshëm, shkëmbimi i përvojave apo edhe krijimi i mundësive për biznese të reja. Organizimin e B2B takimeve e merr përsipër partneri ynë nga Austria/International Know- How Transfer (IKT) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë. Takimet organizohen në bazë të kërkesave dhe ofertave që kanë ndërmarrjet
Kosovare dhe Austriake.
Pas përfundimit të trajnimeve në Prishtinë,të gjithë vijuesit do ti nënshtrohen një provimi,i cili ka të bëjë me paraqitjen e tri seminareve të lartpërmendura. Të gjithë ata që e japin provimin do të pajisen me diploma (nga WIFI dhe OEK) të cilat janë të vlefshme në të gjitha vendet e Evropës.
Afati i fundit për aplikim është 19.03.2010.
I tërë programi kushton vetëm 650.- € (10 ditë seminare= shpenzimet e trajnimeve,organizimet dhe materialet e përkthyera në gjuhën shqipe,përkthimi simultan, shpenzimet e Hotelit në Vjenë etj ).
Shpenzimet e udhëtimit i bartin vijuesit e Seminarit.
Mimoza Hoxha
Tel:+381 (0) 38/224 497;Fax:+381 (0) 38/224 299;e-mail: mimi.hoxha@gmail.com
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


