KONKURSI PĖR VENDOSJE TĖ BIZNESEVE NĖ PARKUN E BIZNESIT – DRENAS

 

Bëhu pjesë e zhvillimit ......

 

- Apliko tani për fazën e II-të !

a.       Konkursin publik

b.       Kushtet dhe Kriteret për vendosje të kompanive

c.        Dinamika dhe mënyra e aplikimit dhe vlerësimit

d.       Formulari për aplikim, dhe

e.        Harta Interaktive e Parkut të Biznesit në Drenas (http://clients.rrota.com/sme/)

 

Njëri nga projektet e Agjencisë për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është Parku i Biznesit në Drenas, i cili ka një infrastrukturë fizike të kompletuar dhe është e gatshme për shfrytëzim. Parku ka një sipërfaqe prej 24 ha dhe do të jetë pjesë e një Zone të ardhshme industriale, me mbi 130 ha.

Faza e parë e aplikimit të bizneseve ka përfunduar, është bërë përzgjedhja e bizneseve dhe janë nënshkruar kontratat me 26 përfituesit e parë.

Parku i Biznesit në Drenas në kapacitetet e veta ka edhe një numër të ngastrave të lira dhe për këtë qëllim Agjencia për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shpallë konkurs publik për kompanitë vendore dhe ato të huaja të cilat janë të  interesuara të vendosen në këtë park. Parku  ofron një vend ideal me infrastrukturë të kompletuar dhe shërbime kualitative.

 

Të nderuar ndërmarrës shfrytëzoni rastin ideal për të qenë edhe ju pjesë e këtij parku më një infrastrukturë bashkkohore dhe një promotori të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

 

 

Parku i Biznesit në Drenas shtrihet në kilometrin e 22-të përgjatë magjistrales Prishtinë - Pejë, në fshatin Koreticë e Epërme të Komunës se Drenas-it.

 

 

 

 

Pakoja për aplikim në PBD përmban:

 

 

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė