B2B Takim mes OEK dhe Odes Ekonomike te Cekise

Në takimin e delegacioneve të dy Odave të cilët udhëhiqeshin nga nënkryetarët Safet Gërxhaliu dhe Josef Cilkek, e ku ishte prezentë edhe ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në sektor të ndryshëm.

Së bashku me delegacionin nga Çekia ishin edhe 8 kompani të specializuara nga ky vend, të cilat sipas fjalëve të nënkryetarit të Odës Ekonomike të Çekisë, janë lidere në lëmin e teknologjisë, industrisë, makinerisë dhe nga lëmia e teknologjisë informative.

“Nga këndvështrimi im është një hapësire tjetër interesante e bashkëpunimit. Ne kemi formën e financimit te projekteve konkretet sidomos ne birrari apo sektorë tjera te cilat i zgjerojnë prodhimet e tyre ne vende tjera. Ne ofrojmë pakete te shërbimeve”, tha Josef Cilek .

Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë Janina Hrebickova theksoi se kjo është vizita e parë e një niveli te tille,që një grup biznesmenësh ka ardhur ne Kosove për sektorët ku ata janë te interesuar dhe se vizitat e tjera dhe bashkëpunimi gjithsesi duhet të zgjerohet dhe thellohet .

Nënkryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se është e vërtet se qëllimi i OEK është te ndërtojë ura te bashkëpunimit dhe ne ketë drejtim mendon që vizita e delegacionit çek është një dëshmi për kontributin e veçantë të OEK-ut.

“Nga Çekia mund te përfitojmë shume ne aspektin e sistemit KNOW-HOW ne aspektin e transferit të teknologjisë por dhe sistemit edukativ, ku ata kanë një përvojë shume me te avancuar”, tha Gërxhaliu.


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė