Mbahet konferenca pėr media rreth aktiviteteve tė OEK-ut

Prishtine, 20 Nëntor 2009

 

Mbahet Konferenca për media ku OEK-u shpalosi aktivitetet e veta të ralizuara në gashtë muajt e fundit. Kryetari i  Odës Ekonomike të Kosovës z. Besim Beqaj në letrën e tij dërguar Ministrit te Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Nenad Rasic tregon arsyen e vërtetë për mospjesmarrjen  e OEK-ut në takimet e  Këshillit Ekonomik-Social (KES), ndër të tjera në letrën drejtuar z.Rasic thuhet:

Oda Ekonomike e Kosovës që nga viti 2007 ka qenë vazhdimisht e përkushtuar në avancimin e dialogut social në Kosovë duke kërkuar themelimin e Këshillit Ekonomik Social në harmoni të plotë me standardet evropiane.Në harmoni me propozimet tona dhe të BSPK-se ,Qeveria  ka miratuar vendimin 09\57mbi themelimin e KES-it dhe konform kritereve të përcaktuara  me këtë vendim ne kemi aplikuar  me një dokumentacion voluminoz i cili ne mënyrë detaje tregon mbi fuqinë reprezentative që ka OEK-u si organizata më e madhe e punëdhënësve  me mbi 15,000 anëtarë dhe 30 shoqata të degëve më të rëndësishme të ekonomisë.
Pas përfundimit të procedurave të aplikimit për KES, ka pasuar vendimi I juaj për ndarjen  e vendeve ne KES, përmes së cilit ju bëni shkelje të vendimit të Qeverisë dhe kritereve të parapara me këtë vendim, pasiqë e barazoni fuqinë përfaqësuese të OEK-ut  si organizatë e themeluar me ligj nga Kuvendi i Kosovës, me një organizatë joqeveritare me numër simbolik të anëtarëve dhe e cila nuk e ka asnjë shoqatë të degëve të ekonomisë Brenda kornizës së vet organizative.
Pas tërë këtij procesi ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në punën e KES-it.
Gjithashtu duke pasur parasysh që Ju dhe stafi juaj po e keqinformon opinionin duke na etiketuar si bojkotues, monopolist dhe të parëndësishëm,ne dëshirojmë të sqarojmë që:
OEK-u nuk është duke bojkotuar ,por është duke kërkuar respektim të ligjshmërisë të cilën ju nuk e keni respektuar.

Duke u bazuar në të gjitha argumentet  dhe opinionet tona të prezentuara në këtë shkresë,kërkojmë edhe njëherë  nga ju që të trajtoni seriozisht procesin e themelimit të KES-it dhe respektimin e kritereve dhe Ligjit. Në të kundërtën OEK do të vazhdojë mospjesmarrjen në KES, pasiqë nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e shkeljes së ligjit dhe vendimeve të institucioneve shtetërore.


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė