Prishtinë,Oda Ekonomike e Kosovës, 23 Nëntor 2009
Takimi i këshillit drejtues të OEK-ut
U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Drejtues në përbërjen e re e cila ka 27 anëtarë, e udhëhequr nga Kryetari i OEK-ut z.Beqaj, Nënkryetari z.Gërxhaliu dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Rukiqi, në rend dite për këtë mbledhje ishin:
1 .Aspekte procedurale të punës dhe funksionimit të Këshillit Drejtues;
2. Informatë mbi aktivitetin e OEK-ut në 3 mujorin e fundit;
3. Plani financiar për vitin 2010;
4. Objektivat e OEK-ut për vitin 2010;
5. Ristrukturimi i OEK-ut;
6. Diskutim mbi ecuritë ekonomike në Kosovë;
7. Të ndryshme;
Përmes rregullores për punën e këshillit drejtues rregullohet e tërë puna dhe procedimi i buxhetit të Këshillit Drejtues, procesi i përgatitjes së punëve të kuvendit, funksionimi, marrja e vendimeve në Këshillin Drejtues,si procedohet, cilat janë mënyrat e mundshme, kush ka të drejtë të thërret mbledhjen dhe procedura të tilla.
Nga ky takim dolën këto konkluza:
Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës ka miratuar propozimet dhe kërkesat e mëposhtme përmes së cilave u drejtohet institucioneve te Kosovës:
1. Propozohet që produkti i kafes të lirohet nga akciza në harmoni me veprimet e vendeve të rajonit dhe premtimeve të mëhershme të Kryeministrit,
2. Kërkohet respektim i plotë i akteve ligjore dhe nënligjore mbi procedurat e importit të produkteve me prejardhje bimore dhe shtazore duke respektuar plotësisht licencat ekzistuese dhe kërkesat ligjore për certifikatat e origjinës dhe certifikatat sanitare dhe fitosanitare sidomos në raport me produktet me origjinë nga Serbia.
3. Udhëzimet administrative duhet të jenë në harmoni të plotë me aktet e larta ligjore.
4. Të ndryshohet baza ligjore mbi investimet në harmoni me propozimet e Odës Ekonomike të Kosovës.
5. Të shqyrtohet seriozisht çështja e CEFTA-s përmes rritjes së aktivitetit diplomatik në drejtim të sigurimit të përfaqësimit të plotë të Kosovës në strukturat e CEFTA-s sidomos duke e pasur parasysh që në vitin 2011 Kosova do të jetë kryesuese e CEFTA-s në të njëjtën kohë të fuqizohen aktivitetet institucionale për implementim të CEFTA-s brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë .
6. Të shqyrtohen propozimet dhe kërkesat e OEK-ut në lidhje me themelimin e Këshillit Ekonomik-Social që janë në harmoni me vendimin e Qeverisë për themelimin e KES-it duke respektuar kriteret dhe bazën ligjore.
Ne besojmë fuqimisht që Qeveria e Kosovës do të jetë e gatshme t`i trajtoi këto çështje duke përforcuar partneritetin me komunitetin e biznesit.
Download -Deklarata Publike e KD
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


