Prishtinë, 03 Dhjetor 2009: Në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës u mbajt mbledhja e Kuvendit zgjedhor të shoqatës së prodhuesve, përpunuesëve dhe importuesëve të produkteve me prejardhje shtazore.
Kryesi e punës ishin: Z.Burim Piraj, Z.Avni Krasniqi dhe Z.Faton Vrajolli.
Mbledhjen e hapi dhe e udhëhoqi z. Piraj i cili për këtë mbledhje propozoi këtë rend dite:
1. Procesverbali nga mbledhja e kaluar,
2. Zgjedhja e Kryesisë së Punës,
a)Kryetari dhe nënkryetari,
3. Statuti i Shoqatës,
4. Ndarja e granteve (mjeteve) nga Komisioni Evropian për Industrinë e mishit,
5. Të ndryshme.
Pas propozimeve për zgjedhjen e Kryesisë nga anëtarët e pranishëm në mbledhje, me shumicë votash Kryetarë u rizgjodh Z. Burim Piraj, kurse Nënkryetar Z. Avni Krasniqi.
Nga ky takim dolën këto konkluza:
Shoqata e prodhuesve, përpunuesëve dhe importuesëve të produkteve me prejardhje shtazore ka miratuar propozimet dhe kërkesat e mëposhtme përmes së cilave do t`u drejtohet organeve kompetente:
1. Kërkohet zbatimi i plotë i ligjit, dhe
2. T`u ipet leja(licenca) importuesve para ngarkimit të mallit.
Takimi i radhes i kësaj shoqate do të mbahet së shpejti për të diskutuar për shqetësimet e radhës dhe pengesat me të cilat përballen.
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


