Takimi i Shoqatės sė ndėrmarrjeve grafike

Prishtinë, 8 Dhjetor 2009: Në hapsirat e OEK-ut u mbajt takimi i Shoqatës së ndërmarrjeve grafike.

Mbledhja u kryesua nga: z. Fadil Daija, dhe Luan Rexha.
Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi Z. Daija i cili propozoi këtë rend dite:
1.    Procesverbali nga mbledhja e kaluar,
2.    Statuti i Shoqatës
3.    Zgjedhja e kryesisë së punës
a)    Këshilli Drejtues i Shoqatës,
b)    Kryetari dhe Nënkryetari
4.    Formimi i një grupi profesional nga anëtarët e Shoqatës për mirëmbajtjen e makinave,
5.    Të ndryshme

Një fjalë hyrëse në emër të GTZ dha z. Kahan Ertik i cili ndër të tjera tha se kjo shoqatë duhet të fokusohet në fushën e edukimit, kurse pyetësori i cili do të realizohet nga ana e GTZ-së ka për qëllim që të analizojë situatën dhe të vihet deri te përfundimi se cilat janë nevojat e industrisë grafike në Kosovë.

Në këtë takim me shumicë votash kryetar u zgjodh z. Agron Rezniqi , kurse u zgjodhën dy nënkryetar z. Luan Rexha dhe Arian Mumxhiu.

U zgjodh edhe grupi profesional nga anëtarët të cilët do të jenë të kyqyr në projektin e GTZ-së për formulimin e pyetësorit dhe hulumtimin e sektorëve tek të cilët duhet të ndërhyhet për të analizuar nevojat e kësaj industrie.


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė