Prishtinë, 4 Dhjetor 2009: Në hapsirat e OEK-ut u mbajt takimi i Shoqatës së Shpedicionit të brendshëm dhe Ndërkombëtar.
Mbledhja u kryesua nga: z. Elez Sylaj, z.Ismail Zekaj dhe Ragip Sinani.
Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi Z.Ismail Zekaj i cili propozoi këtë rend dite:
1. Procesverbali nga mbledhja e kaluar,
2. Statuti i Shoqatës
3. Zgjedhja e kryesisë së punës
• Këshilli Drejtues i Shoqatës,
• Kryetari dhe Nënkryetari
4. Të ndryshme.
Në këtë takim me shumicë votash kryetar u zgjedh z. Elez Sylaj , kurse nënkryetar z. Rexhep Qarkaxhija.
Poashtu u caktua data e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues, e cila do të mbahet me datë 14.12.2009 në ora 12, me këtë rend dite:
1. Procesverbali nga mbledhja Zgjedhore e Kuvendit,
2. Zbatueshmëria e Kodit Doganor,
• Lista orientuese- obligative,
• DV1
3. Neni 276 pika K
• Problematika e TIMS-it,
4. Statuti i agjendit Doganor,
5. Të ndryshme.
Në këtë mbledhje do të ftohen edhe përfaqësuesit e Doganave të Kosovës.
Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


