Përmbledhje e aktiviteteve të OEK-ut për vitin 2009
1. Vizitat e nivelit të lartë
• Vizita e Presidentit të Shqipërisë, z. Bamir Topi me 100 biznesmenë nga Shqipëria
• Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Ali Babacan dhe delegacionit të biznesmenëve turk me mbi 100 biznesmenë, dhe pjesëmarrja në nënshkrimin solemn të themelimit të Këshillit Biznesor Turko-Kosovar
• Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha
• Vizita e Ministrit Jemin Gjana
• Vizita e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Maqedonisë z. Fatmir Besimi (2 takime)
• Vizitat dhe takimet me Ambasadorë të vendeve të ndryshme
• Vizita e fundit e Presidentit Slloven, Danilo Turk me një grup prej 100 kompanive sllovene: Nënshkrimi i tri marrëveshjeve konkrete mes kompanive sllovene dhe kosovare
2. Takimet e nivelit të lartë me institucionet e Kosovës
• Mbi 10 takime zyrtare me Kryeministrin Thaçi, zv. Kryeministrat Kuçi dhe Manaj me pjesëmarrje të Komunitetit të Biznesit;
• Mbi 50 takime zyrtare me Ministrat që mbulojnë resorët ekonomik (Ministrat: Shala, Limaj, Zharku, Pula, Vehapi, Bajrami, Hoxha, Yagcilar, Rasic)
• Takimi me Kryetarin e Kuvendit z. Jakup Krasniqi së bashku me një grup të komunitetit të biznesit
• Pjesëmarrja e Presidentit Sejdiu në të gjitha aktivitetet e rëndësishme të OEK-ut
• Takimi me Guvernatorin e BQK-së
• Takimet e rregullta me ATK-në, Doganat
3. Të dhëna mbi aktivitetin e OEK-ut në ofrimin e shërbimeve për biznesin dhe promovimin e investimeve
• Misionet tregtare nga: Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Gjermania, Greqia, Franca, Sllovenia, Jordania, Çekia, Kroacia, Austria, Italia. Në këto Misione kanë marrë pjesë mbi 1200 ndërmarrje nga këto vende dhe 3000 ndërmarrje kosovare
• Mbi 2500 ndërmarrje dhe persona fizikë kanë vizituar OEK-un për të kërkuar shërbime të ndryshme apo biseduar rreth mundësive për investime
• Vizitat e Kryetarit: Pjesëmarrja në Takimin e 12-të Ekonomik të Euroazisë në Stamboll, pjesëmarrja në Forumin strategjik 2009 në Bled (Slloveni), pjesëmarrja në takimin e kryetarëve të Odave Ekonomike të Republikave të Ish-Jugosllavisë dhe vendeve nënshkruese të marrëveshjes CEFTA 2006 në Malin e Zi, pjesëmarrja në konferencën vjetore të bashkëpunimit Zviceran me Evropën Lindore 2009 në Bern (Zvicër), pjesëmarrja në mbledhjen e 3-të ndërkombëtare të Akademisë IRU në Gjenevë, pjesëmarrja në forumin strategjik të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga EBRD në Budapest, etj.
• Pjesëmarrja e rregullt në Forumin Ekonomik të Vjenës (Austri)
• Organizimi i 3 panaireve
• Pjesëmarrja e komunitetit të biznesit në 15 panaire ndërkombëtare nën organizimin e OEK-ut
• 5 trajnime në kuadër të WIFI-të dhe 4 vizita në Austri
• Takim me përfaqësuesit e OECD, EUROCHAMBERS, FMN, BB
4. Sukseset më të rëndësishme të OEK-ut në vitin 2009
• Certifikimi me ISO
• Anëtarësimi në IRU
• Lobimi i suksesshëm për interesat e biznesit
• OEK-u pjesë e axhendës së institucioneve shtetërore dhe pothuajse të të gjitha vizitave të rëndësishme të delegacioneve ndërkombëtare
5. Prioritetet për vitin 2010
• Promovimi i Kosovës si Brend me fokus në vlerat ekonomike dhe mundësitë për investime
• Lobimi për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të Kosovës në CEFTA
• Rritja e numrit të shërbimeve për komunitetin e biznesit
• Fuqizimi i rolit të OEK-ut në proceset ekonomike-sociale