Arbitrazhi është një formë e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve në të cilën palët e zgjidhin çështjen e kontestuar pa iu drejtuar gjykatës. Një palë e tretë e paanshme, e njohur si Arbitër, zgjidhet nga palët për të dëgjuar çështjen e tyre dhe për të marrë një vendim. Takimi zhvillohet jashtë gjykatës, por është shumë si një seancë dëgjimore, pasi të dyja palët paraqesin dëshmi dhe prova. Meqenëse arbitrazhi është vendosur si një metodë për lehtësimin e mbingarkesës së gjykatave, vendimi që merr arbitri është pothuajse gjithmonë përfundimtar dhe gjykatat vetëm rrallë do ta rishqyrtojnë çështjen. Arbitrazhi është shumë i popullarizuar në kontestet ekonomike dhe tregtare. Bizneset dhe jo vetëm, janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të kontesteve. Arsyet pse bizneset inkurajohen që të përdorin arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve konsiderohen: (i) fleksibiliteti; (ii) efikasiteti në kohë dhe shpenzime; (iii) plotfuqishmëria e vendimit të arbitrazhit dhe (iv) konfidencialiteti i procedurës dhe vendimeve.