Oda Ekonomike e Kosoves

20 November, 2024

Bizneset Kosovare në Tregjet Ndërkombëtare – Suksesi i Proper Pizza në Lindjen e Mesme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, u takua me biznesmenin e suksesshëm nga Kosova, z. Dijamant Asllani, pronar i Proper Pizza për Katarin dhe Lindjen e Mesme. Proper Pizza, një markë kosovare që ka korrur suksese të jashtëzakonshme, tashmë ka hapur 6 pika në Katar dhe është gati për zgjerim të mëtejshëm në tregjet e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky sukses është një mesazh i qartë për potencialin e bizneseve kosovare për të konkuruar me sukses në tregjet ndërkombëtare. Proper Pizza është shembulli më i ri i këtij suksesi, duke dëshmuar se kompanitë tona janë të përgatitura të depërtojnë në tregje të reja, përfshirë edhe Lindjen e Mesme, sepse mori cmimin Pizza me e mire ne Katar. Oda Ekonomike e Kosovës mbështet dhe inkurajon çdo biznes kosovar qe aspiron të zgjerohet ndërkombëtarisht dhe se do të përkrahet në vazhdimësi se bashku me Odën Ekonomike të vendit përkatës. Oda Ekonomike e Kosovës, është ambasador dhe lobuesi I bizneseve kosovare nëpër botë.

ME SHUME

EUROPE
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
FM
Oda Ekonomike e Kosovës takohet me FMN-në për të diskutuar mbi ekonominë, investimet e huaja dhe rolin e diasporës
BIZNESET
Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
sHSKURT
Me 27 shkurt, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizoi një takim të rëndësishëm, ku u diskutua një nga çështjet kyçe për ekonominë dhe të ardhmen mjedisore të Kosovës – Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).