Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë treguar të suksesshme sa i përket mbledhjes të të hyrave pavarësisht se nuk janë shtrirë të terë territorin e Kosovës.
Ministria e Ekonomisë dhe e Financave (MEF) ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se këto dy institucione deri më 30 nëntor të këtij viti kanë kontribuar më shumë se gjatë tërë vitit 2009. Doganat dhe ATK-ja kanë vjelë mbi 835 milionë e 531 mijë euro, ose 2.4 për qind më shumë se sa më 2009.
"Dogana e Kosovës deri në fund të nëntorit ka vjelë 632 milionë e 384 mijë euro, përderisa vjet deri më 31 dhjetor ka kontribuar me 634 milionë e 146 mijë euro. Përmes Administratës Tatimore të Kosovës për njëmbëdhjetë muajt e sivjetmë në buxhet janë arkëtuar 203 milionë e 147 mijë euro, kurse gjatë tërë vitit 2009 ka vjelë 181 milionë e 659 mijë euro".
Sipas këtyre ecurive, pritet deri në fund të vitit të dyja, në arkën e shtetit të sjellin 10 për qind më shumë të hyra se vitin e kaluar.
"Rritja ka ardhur falë zgjerimit të bazës tatimore, kontrollit më të kujdesshëm dhe punës së shtuar në terren", thotë MEF-i.
Po ashtu, këto rezultate janë të lidhura ngushtë edhe me ndryshimet e politikave fiskale të iniciuara nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave dhe të miratuara nga Qeveria e Kuvendi. Që nga janari i vitit 2010 janë zvogëluar disa norma tatimore dhe Kosova tash është një ndër vendet me taksa e tatime më të favorshme në rajon.
Burimi: telegrafi.com
Postuar nga: ziko - 14.01.2011 - 18:01
mendoj qe nese ndonjeher kosova do te hyje ne bashkesin europiane ky shtet nuk do te funkcionoj me nje shtet i cili jeton vetem nga doganat dhe denimet e policis asgje tjeter dhe per disa njerz te cilet mendojn qe eshte e arritur e tyre mbyrren me punen te cilen e bejen