Nė mars Kosova kryeson CEFTA-n

Në javën e parë të marsit Kosova do të kryesojë Komitetin e marrëveshjes rajonale për tregti të lirë në Bruksel.


Drejtori i Departamentit për Tregti të Jashtme, Flamur Keqa, tha se ky është takimi i parë i Komitetit Drejtues dhe do të udhëhiqet nga një kosovar.


"Ky takim është i paraparë me donatorë të ndryshëm, por udhëheqës i takimit do të jetë një përfaqësues nga Kosova".


Ndërkaq, për modalitetet e mbajtjes së këtij takimi, sipas Keqes, Qeveria është ende në kërkim të një zgjidhje për modalitetet e kryesimit të CEFTA-s.


"Ende nuk është caktuar forma definitive e mbajtjes së këtij takimi", ka thënë ai.


Pavarësisht zhvillimeve të fundit në skenën politike në vend, Kosova nuk do të humbë kryesimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore - CEFTA.


Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, lidhur me këtë thotë se Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta kryesuar këtë mekanizëm ndërkombëtar.


"Përgatitjet sa i përket kryesimit me CEFTA janë duke u kryer sipas programit të zhvilluar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila është bartëse e procesit me Marrëveshjen rajonale CEFTA.


Në këtë sens Kosova është e gatshme që ta kryesojë CEFTA-n si një projekt ndër-rajonal, me qëllim të lehtësimit të tregtisë rajonale", ka thënë Flamur Keqa.


Sipas tij, institucionet e Kosovës janë bartëse të implementimit të politikave tregtare dhe janë bartëse të ndryshimeve dhe reformave eventuale nëpërmjet stafit të tyre.


"Kryesimi i CEFTA-s do të realizohet nga Kosova dhe duhet kuptuar se me proceset tregtare në praktikë dhe në substancë merren institucionet qeveritare të Kosovës. Ato janë bartëse të implementimit të politikave tregtare, bartëse të ndryshimeve dhe reformave eventuale nëpërmes stafit të tyre profesional", ka thënë Keqa.

 

 

Burimi: Kosova Sot/ 30 Janar 2011/


Komentet:



Email:






Oda Ekonomike e Kosoves mban te drejten e perzgjedhjes se komenteve qe do te botohen.
Komentet e vizitoreve nuk pasqyrojne qendrimet dhe pikepamjet e OEK.



    go button