Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Departamenti për Projekte, Promovim të Exportit, dhe Investime të huaja

Misioni

Misioni i Departamentit për PROJEKTE, PROMOVIM TË EKSPORTIT DHE INVESTIME TË HUAJA në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, është t’i ofrojë Odës Ekonomike të Kosovës dhe anëtarëve të saj shërbime cilësore, përmes projekteve të përbashkëta, promovimit të eksportit të anëtarëve të saj si dhe promovimit të investimeve të huaja, përmes shërbimeve që do të ofrohen në kuadër të zyrave si pjesë e departamentit.

 

Përgjegjësitë e Departmentit

Departamentit për Projekte, Promovim të Eksportit dhe Investime të Huaja drejtohet nga udhëheqësi i departamentit me status të drejtorit, i cili i përgjigjet kryetarit të OEK. Kryen mbikëqyerjen dhe zbatimin e veprimeve, aktivitete të departamentit që janë në interes të OEK-ut dhe anëtarëve të saj. Mbështet dhe bashkëpunon me institucionet e linjës në projekte të përbashkëta dhe promovim të eksportit dhe investimeve të huaja. Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të OEK me qëllim të implementimit të projekteve të ndryshme dhe kryerjes së aktiviteteve të përbashkëta.

 

SHËRBIMET DHE OBJEKTIVAT E ZYRËS PËR PROJEKTE

Zyra për projekte funksionon me zyrtarët që i përgjigjen drejtorit të departamentit me shkrim në baza javore për bashkrenditjen e aktiviteteve si mëposhtë:

  • Organizimi i takimeve me donatorë (ambasada te huaja në KS dhe organizata te huaja në KS) dhe institucione vendore për fillim të projekteve të përbashkëta;
  • Implementim të projekteve ekzistuese dhe te reja;
  • Dialogu publiko-privat përmes aktiviteteve të ndryshme psh. organizimin e konferencave me biznes në 7 rajonet e Kosovës.

Qëllimi i konferencave është të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet që ofrohen nga OEK-u për biznese;

  • Organizimi i Panaireve dhe misioneve tregtare B2B;
  • Njoftimi i rregullt i anetarëve mbi tenderët publik dhe thirrjet e hapura për projekte;

 

Objektivat kryesore të zyrës së projekteve janë

  • Fillimi i projekteve të përbashkëta me institucione vendore dhe donatorë;
  • Zhvillimi i kapaciteteve të OEK-ut;
  • Identifikimi i sfidave biznesore të anëtarëve të OEK-ut për t’iu ndihmuar në tejkalimin e tyre;
  • Rritja e aktiviteteve biznesore dhe promovimit të anëtarëve të OEK-ut;

 

SHËRBIMET DHE OBJEKTIVAT E ZYRËS PËR PROMOVIMIN E EKSPORTIT

Zyra për promovim të eksportit funksionon me zyrtarët që i përgjigjen drejtorit të departamentit me shkrim në baza javore për bashkrenditjen e aktiviteteve si mëposhtë:

  • Bashkëpunon me kompanitë eksportuese, asociacionet e bizneseve, institucionet donatore, për bashkërenditje të aktiviteteve që ndërlidhen me aktivitetet e sektorit për promovim të eksportit;
  • Mbajtjen e bazës së të dhënave për kompanitë eksportuese;
  • Koordinon punët ndërinstitucionale lidhur me çështjet e promovimit të kompanive eksportuese dhe operatorëve turistikë;
  • Mbështet organizimin e panaireve brenda dhe jashtë vendit;
  • Organizon seminare dhe takime studimore për plotësim të kërkesave të tregjeve të jashtme;
  • Bashkëpunon me shoqatat e biznesit për zhvillimin e politikave promocionale dhe iniciativave për eksport.

 

Objektivat e zyrës për promovim të eksportit:

  • T’u ofrojmë anëtarëve casje të orientuar nga eksporti me pasojë zgjerimin e linjës së produkteve të kompanive esportuese anëtare të OEK-ut;
  • Ekspozimit i kompanive eksportuese anëtare të OEK-ut ndaj kërkesave të konsumatorëve ndërkombëtar dhe
  • Relaksiminin e pengesave me këmbimin e jashtëm;

 

SHËRBIMET DHE OBJEKTIVAT E ZYRËS PËR PROMOVIMIN E INVESTIMEVE

Zyra për promovim të investimeve funksionon me zyrtarët që i përgjigjen drejtorit të departamentit me shkrim në baza javore për bashkrenditjen e aktiviteteve si mëposhtë:

Faza para investimeve, nënkuptohen shërbimet që i ofrohen një investitori të huaj para procesit të investimit në Kosovë, duke ofruar shërbimet në vijim:

  • Ndihmë dhe këshilla si ta filloni një biznes të ri në Kosovë;
  • Asistim në procedurat e regjistrimit të biznesit;
  • Asistim në aplikim për licenca dhe leje të nevojshme për biznesin tuaj;
  • Organizimi i takimeve me institucione lokale dhe qendrore si dhe takime me biznese vendore dhe të huaja;

Faza gjatë investimeve, nënkupton procesin e investimit në kuadër të së cilit kompanisë së huaj i ofrohen shërbimet si në vijim:

  • Ndihmë për të gjetur patundshmëri që të akomodoni biznesin tuaj;
  • Ndihmë në aplikimin dhe vendosjen nëpër zona industriale dhe inkubator biznesi;
  • Sigurimi i informatave për sektor specifik, projekte të ndryshme dhe partnerë të mundshëm, me të cilët ju mund të bashkëpunoni;

Faza pas investimeve (After-care), nënkupton procesin në kuadër të së cilit kompania që ka investuar në Kosovë, dhe ka nevojë për shërbime shtesë, OEK në këtë drejtim ofron shërbimin e kujdesit të mëpastajmë.

Në këtë proces kompania e huaj aktuale që ka investuar ka të drejt të shfrytëzojë shërbimet si në vijim:

  • Asistencë në organizimin e takimeve dhe pjesëmarrje në konferenca dhe takime B2B;
  • Njoftim mbi ndryshimet e reja në ligje, taksa dhe informata të tjera shtesë.

 

Objektivat e zyrës për promovim të investimeve të huaja:

  • Identifikimi i barrierave (fiskale, legjislative, burimet njerëzore; administrative dhe gjyqësore) për IHD-të në Kosovë;
  • Paraqitja e arsyeve pse të investohet në Kosovë në mënyrë që të promovohet sa më shumë investimi në shtetin e Kosovës;
  • Përkujdesja e vazhdueshme për investitorët në aspektin administrative;

ME SHUME

Departamenti për Njësi Rajonale dhe Panaire
Departamenti për Aftësim Profesional
Departamenti për Administratë
Departamenti për Analiza dhe Komunikim Strategjik