Oda Ekonomike e Kosoves

Feb 1, 2024

Drejtori Murtezaj priti në takim kryetarin Rafuna

Në një takim të përbashkët Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Tema kryesore e takimit ishin ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe impakti i tij te bizneset. Drejtori Murtezaj njoftoj kryetarin e Odës Ekonomike për ndryshimet e bëra në këtë ligj, Murtezaj tha se do t’i vëmë theks të veçantë transparencës dhe informimit të bizneseve në kohë reale.
Në kuadër të bashkëpunimit, u vlerësua rëndësia e komunikimit efektiv dhe të përbashkët me komunitetin biznesor. Administrata Tatimore dhe Oda Ekonomike kanë një synim të përbashkët për të siguruar se bizneset do të informohen në mënyrë të saktë dhe në kohë për çdo ndryshim në ligjin tatimor.
Ky takim shënon një hap tjetër pozitiv drejt thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe biznesit në Kosovë.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!