Me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, kjo agjenci përveç të drejtës që t'i shesë të gjitha ndërmarrjet shoqërore, është institucioni i vetëm që vendos se çka duhet të bëhet me paratë e mbledhura nga Fondi i privatizimit. Por, ky institucion nuk e ka idenë se ku janë të investuara mjetet e mbledhura deri tani.
Krejt çka pretendojnë se dinë drejtuesit e AKP-së për Fondin e privatizimit, është shuma e mbledhur e mjeteve të privatizimit dhe se janë të investuara me interes 0,1 për qind.
Megjithatë, shifrat që jep investuesi i mjeteve, Banka Qendrore, ndryshojnë prej atyre që ka prezantuar Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke dëshmuar mungesën e komunikimit mes këtyre institucioneve. Derisa Banka Qendrore thotë se deri më datën 26 të këtij muaji nga Fondi i privatizimit janë mbledhur 463 milionë e 624 mijë euro, shifrat e prezantuara nga AKP-ja arrijnë në 480 milionë euro.
Ndërkohë, kjo e fundit, bazuar në Ligjin për AKP-në, vitin e kaluar ka marrë vendim për kthimin e mjeteve të privatizimit në Kosovë. Por, kjo ka hasur në veshë të shurdhër, pasi institucioni që i ka investuar mjetet, BQK-ja, s'i ka kthyer përgjigje.
"Deri tani, i kemi dërguar gjashtë kërkesa në Bankën Qendrore për kthimin e mjeteve në Kosovë, por kurrë nuk na kanë kthyer përgjigje", ka thënë Dino Asanaj, kryetar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ndërkaq, zyrtarë të Bankës Qendrore thonë se vendimet për depozitim apo tërheqje të mjeteve nga BQK-ja varen nga vetë depozituesit, në këtë rast AKP-ja.
"BQK-ja mban kontakte të rregullta me çdo depozitues të saj, duke përfshirë edhe AKP-në", ka thënë, Besnik Kada, zyrtar për informim në BQK.
Postuar nga: Kadria - 06.04.2010 - 9:43
Qy a spo e dini ku jan milionat. a