For two weeks, damaged 35 million euros

Në mihjen e re të Sibofcit jugperëndimor që më 15 dhjetor ishte përuruar vendosja e makinerisë së rëndë për nxjerrjen e qymyrit, të martën ekipi i gazetës Express, e ka gjetur pjesërisht të demoluar. Në dy linjat e shiritave të rinj transportues mungojnë 6 reduktorë dhe cilindra që duhej të vinin në lëvizje shiritat për bartjen e qymyrit nga mihja në termocentralet ekzistuese derisa të ndërtohet termocentrali Kosova e Re.

Punëtorët që për tri javë kishin punuar në këtë pjesë të mihjes tregojnë se reduktorët janë bllokuar papritur dhe më 30 dhjetor janë dërguar për riparim.

“Është ndërprerë puna pasi kanë instaluar pajisje të vjetra. Vetëm i kanë ngjyrosur dhe i kanë marrë miliona euro, e tash shiritat nuk punojnë”, tregon një nga inxhinierët e KEK`ut, i cili nuk pranon t`i përmendet emri. Ai akuzon kreun e KEK`ut, Arben Gjukën, për përzgjedhje të gabuar të kompanive që kanë ndërtuar këtë sistem.

Projekti në tërësi për vendosjen e makinerisë së rëndë, rehabilitimi i ekskavatorëve dhe punëve të tjera për hapjen e minierës, qe thënë se ka kushtuar 35 milionë euro, prej të cilave 16 milionë i ka dhënë Qeveria e Kosovës, kurse 18 milionë të tjera Komisioni Evropian. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, pati thënë se ky projekt është një nga projektet më të mëdha në dy dekadat e fundit, që Kosova të ketë energji të mjaftueshme për vete dhe për eksport. Projekti për minierën e Sibofcit, sipas tij, ka përmirësuar makinerinë ekzistuese të rëndë të minierave të thëngjillit, e instaluar në vitin 1972, duke e bërë më stabile. Ndërkaq, zyrtarët e KEK`ut, pranojnë se ky sistem tani është ndalur për shkak të reduktorëve në stacionet vepruese.

Zëdhënësi i KEK`ut, Viktor Buzhala, thotë se këta reduktorë i ka hequr nga shiritat transportues prodhuesi dhe i ka dërguar në fabrikën ku janë prodhuar, sepse është vërejtur se ka pengesa në lidhjen në mes reduktorit dhe tamburit.

“Ekskavatorët e tjerë, të cilët nuk janë riparuar, punojnë. Tani nuk punon vetëm E-10B, i cili ishte inauguruar në dhjetor të këtij viti. Kompania e cila i ka hequr reduktorët ka premtuar se më 10.01.2010 do t`i sjellë reduktorët e riparuar”, thekson Buzhala.

Në anën tjetër, burime të Expressit tregojnë se këta reduktorë s`do të mund të hyjnë në punë minimum edhe gjashtë muaj.

Buzhala thotë se inaugurimi i këtij sistemi është bërë në dhjetor 2009, por jo edhe në komisionin përfundimtar. Projekti, sipas tij, gjendet në fazën e testimit dhe certifikata e komisionit do t’i jepet kontraktuesit kur të kryhen të gjitha obligimet kontraktuale në janar 2011.

Por, për të njëjtët shirita që tani janë jashtë përdorimit, në vitin 2008, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpenzuar 49.9 milionë euro për riparimin e tyre.

Në kontratën çelësa në dorë, e nënshkruar në nëntor të vitit 2008, mes KEK-ut dhe kompanive në konzorcium “Eko-Trade” nga Prishtina dhe “IMK 14 Oktobar” nga Serbia, thuhet se ka qenë i paraparë riparimi i Shiritave Transportues dhe Palosëseve për Largim të Djerrinës - sistemi II dhe III. Burime të gazetës Express thonë se edhe reduktorët janë vendosur nga këto kompani, të cilat i kanë blerë ata në Bosnjë e Hercegovinë.

KEK-u tash sa kohë ka probleme me këto pajisje për shkak të tenderëve jo në rregull që po i aplikojnë.

 

Burimi: gazetaxpress.com/ 06.01.2010


Komentet:

Postuar nga: tafa - 27.08.2010 - 9:25
mos harroni o qeveritar se fundi asht afer jemi po ata njerz qe dikur tankit te serbit idilshim para po po shikojm por mos u befasoni qe nje dit do te shperthej keq e ju dote jeni pergjegjes per ket.

Postuar nga: Genti77 - 23.02.2010 - 17:17
Shuume marre

Postuar nga: une - 07.01.2010 - 14:09
hajde qeveri hajde. hajde hashim hajde.. Vjedhni valla se po ju ka hije.

Postuar nga: samiu viti - 07.01.2010 - 11:15
ashiqare me vjedh. kan harru gjakun edhe djersen e derdhun per ket ven..Marre ju qoft!

Postuar nga: arifi09 - 07.01.2010 - 11:13
definitivisht ma ky eshte kulmi. nuk di a ka forme ma publike mu vjedh...

Postuar nga: prishtina - 07.01.2010 - 11:10
O vec vjedhni, e mos harroni me na tregu kur te ngopeni. Ndoshta na merr malli me u kthy prej azilit.

Postuar nga: besi - 07.01.2010 - 11:08
me te vertet eshte turp. nuk kam koment adekuat.

Postuar nga: Nuhiu - 07.01.2010 - 11:07
kjo nuk eshte dukuri dicka e re. nuk duhet cuditur rreth ketyre gjerave sepse nau kan kthy ne rutine

Postuar nga: Buqja - 06.01.2010 - 12:00
Nuk eshte befasi, kur dihet qe KEK-u eshte bastion i krimit dhe i korrupcionit ne Kosove nga e cila ndermarrje publike perfiton shume me teper serbia se sa kosova dhe ajo cka i mbetet Kosoves jane mbeturinat metalike te importuara per te reja, ndersa serbise zhvillimi ekonomik.Kjo eshte merite e involvimit te njerezve te afert te Kryeministrit me kryekriminelet ZHUGOLL si dhe aleate te tyre, armiqe te perbetuar te kosoves, qe per interesa te veta e shesin cdo pellembe te Kosoves, dhe jane ne gjendje qe edhe qumshtin e nenave kosovare tua marrin atyre qe te mos rriten femijet e tyre ne Kosove.Cka duhet te ndodhe me teper ne KEK qe me ne fund prokuroria dhe gjyqesori Kosovar ta thote fjalen e vet sepse tani veq eshte teper? Por, le ta preke ndergjegja edhe ICE Italiane te cilet ndermjetesojne per gjetjen e mbeturinave ne Itali, dhe ato ti ngjyrosin ne te reja dhe Kosoves tia sjellin terrin. TURP JU QOFTE!!!



Email:






Oda Ekonomike e Kosoves mban te drejten e perzgjedhjes se komenteve qe do te botohen.
Komentet e vizitoreve nuk pasqyrojne qendrimet dhe pikepamjet e OEK.



    go button