Protest on May 1st

Drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës paralajmërojnë se më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, do të protestohet me kërkesë për aprovimin e Ligjit të Punës, ndarjen e 20-përqindëshit, hapjen e vendeve të punës dhe kërkesave të tjera që, sipas tyre, do t'i bëjnë publike me kohë.


Kryetari i i kësaj sindikate, Haxhi Arifi, paralajmëroi se protesta do të jetë ultimatum për Qeverinë e Kosovës për përmbushjen e kërkesave të BSPK-së.


Ndër kërkesat kryesore në këtë protestë, sipas tij, do të jenë miratimi i Ligjit të Punës dhe përshpejtimi i miratimit të të gjitha ligjeve bazike në Kuvendin e Kosovës.


Gjithashtu do të kërkohet edhe pjesëmarrja e BSPK-së në Këshillin Ekonomiko-Social, krijimi i kushteve për punë dinjitoze në sektorët privatë, hapja e vendeve të reja të punës dhe luftë më e ashpër kundër korrupsionit, me moton "Deri kur me korrupsion?"


Arifi ka thënë se duke parë gjendjen e vështirë, për ata që punojnë, por edhe për ata që s'punojnë, që akoma është një gjendje shumë e rëndë, i ka shtyrë që të organizojnë këtë protestë.


Ai vlerësoi se Ligji i Punës nuk u aprovua dhe, sipas tij, në muajin mars ministri kishte premtuar se ligji është përfunduar dhe do të shkojë në Qeveri për t'u aprovuar, por kryeministri të nesërmen tha se ky ligj nuk do të aprovohet.


Ai kritikoi se mosmiratimi i Ligjit të punës dhe ligjeve të tjera bazike shkon në dëm të punëtorëve.


Ndërsa, kryetari i Këshillit të përgatitjes së protestës, Isuf Azemi tha se përgatitjet për protestë kanë filluar dhe deri më tani gjithçka është duke shkuar në rregull dhe se nga të gjitha degët e BSPK-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

 

Burimi: gazetaexpress.com/ Prill 2010

 


Komentet:



Email:






Oda Ekonomike e Kosoves mban te drejten e perzgjedhjes se komenteve qe do te botohen.
Komentet e vizitoreve nuk pasqyrojne qendrimet dhe pikepamjet e OEK.



    go button