How can be improved the investment environment in Republic of Kosovo

Kosova  eshte vendi i fundit ne rajon ne listen e vendeve qe kane terhjekur investimet e huaja. Ne mendojme qe kjo gjendje mund te ndryshohet me disa masa specifike qe jane te permbledhura meposhte:

OEK  propozon që të hartohen dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me stimulimin e investitorëve që investojnë në Kosovë (vendor dhe ndërkombëtar) përmes implementimit të masave stimuluese konkrete si: Lirimi nga taksat për periudha të caktuara kohore, Kategorizimit të investitorëve – stimulimi bëhet në bazë të numrit të punëtorëve, vlerës së investimit dhe sektorit ku investohet, stimulimi i partneritetit publiko-privat, funksionalizimi i zonave të lira doganore dhe një sërë masash tjera që bëjnë Kosovë vend atraktiv për investitorë.

Propozimet specifike për ndryshime kornizën institucionale dhe ligjore për investime
•    Duhet të rishikohet baza ligjore për Investimet e Huaja. Ne propozojmë ndryshim përmbajtësor të Ligjit mbi Iinvestimet e Huaja (Ligji Nr. 02/L-33) të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2005. Ligji duhet të riemertohet si “Ligj për përkrahje të investimeve” dhe duhet të këtë dispozita specifike mbi stimulimin dhe krijimin e lehtësirave për investitorët. Propozojmë që ky ndryshim të parashikohet në strategjinë legjislative për vitin 2009.
•    Duhet të intensifikohen përpjkejet për nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për mbrojtjen e investimeve, sidomso me vnedet që e kanë njohur shtetin e Kosovës
•    Riorganizimi dhe funksionalizimi i Agjensionit për Promovimin e Investimeve që funksionon Brenda MTI-së. Agjensioni duhet të ristrukturohet me staf professional si dhe të këtë Bordin e zgjedhur dhe me kompetenca të plota ligjore.
•    Ne propozojmë që aktiviteti i OEK-ut në promovimin e investimeve të këtë përkrahje institucionale dhe në këtë drejtim propozojmë përkrhajen e krijimit të një “ONE STOP SHOP-i”informues për investime, brenda OEK-ut.
•    Të përkrahen iniciativat e OEK-ut për Promovimin e Kosovës si Brand – aspektin ekonomik të këtij segmenti.
•    Përfshirja e komunitetit të biznesit në vizitat që bëhen jashtë vendit duke përcjellur praktikat e delegacioneve të shteteve tjera.
•    Te fillohet negocimi dhe nenshkrimi i marreveshjeve per eleminimin e tatimeve te dyfishta me te gjitha shtetet e rajonit - Dueht te miratohet baza ligjore per arbitrazh.

Ky eshte nje propozim baze. Propozimet qe mund te vijne permes blogut tone mund te pasurojne kete koncept per ndryshimin e ambientit te pergjitshem per investime.


Komentet:

Postuar nga: Nebih Jashari - 03.01.2010 - 9:21
Se pari mendoj se duhet te perkrahet dhe ndihmohet Agjensioni per promovimin e investimeve te huaja. Te zhvillohet nje propagande agresive per mundesite zhvillimore te Kosoves. Te perkrahet zhvillimi ekonomik me masa konkrete mbrojtese dhe stimuluese.Te perkrahen investimet ne energjetike, e sidomos ne ndertimin e sistemeve hidroakumuluese.Te zhvillohet nje lufte e pakompromis kunder korrupsionit dhe dukurive negative ne qeveri dhe sidomos ne sektorin e gjyqesise.

Postuar nga: Gezim - 28.12.2009 - 10:54
Personalisht si ndermarres nuk pres permiresim te ambientit per investime. Duke marrur parasysh se cka mund te ofroj qeveria e Kosoves per bizneset vendore. bizneset e huaja nuk e kan leverdine qe te paguajne haraq per qeverine duke e ditur se sa jane te ndijeshme ndaj ketyre gjerave. kjo po ndodh vazhdimisht dhe po eshte shanse shume e mire qe nga investimet e mundshme te huaja te perfitojne shtetet fqinje.

Postuar nga: Nuhi Peci - 28.12.2009 - 10:19
investime ne Kosovė me se miri per mes DIASPORES!!investime ne Kosovė me se miri per mes DIASPORES!!



Email:






Oda Ekonomike e Kosoves mban te drejten e perzgjedhjes se komenteve qe do te botohen.
Komentet e vizitoreve nuk pasqyrojne qendrimet dhe pikepamjet e OEK.



    go button