Aplikacioni per anËtarËsim

Ju lutem plotesojeni kete forme dhe dorezojeni ne zyret e Odes Ekonomike te Kosoves.








Informata te biznesit


Please select an item.
Please select an item.

Please select an item.
 


Produktet / Sherbimet Kryesore




Please select an item.


Eksporti



 


Lloji i investimit
Vendore
Nderkombetar
Joint Venture

Si keni degjuar per oden ekonomike te kosoves?


Anetar i OEK
Emri i anetarit te OEK


Tjeter



Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë dhe përdorë informacionin që na e keni dhënë
për arsye administrative dhe promovuese. Ky informacion është gjithashtu një faktor
i rëndësishëm për të ofruar informacion të tregut për blerësit vendore dhe ata te huaj.



Interesi i biznesit tuaj per sherbimet e Odes Ekonomike:











Arbitrazh
Pergatitje te ndermarrjes per certifikim me ISO

Sugjerimi juaj:





niveli i anetaresimit

Niveli Baze - Mbi 100 euro
Niveli i Mesem - Mbi 500 euro
Niveli i Larte -   Mbi 1000 euro

Statuti i oek

STATUTI I ODËS EKONOMIKE TË KOSOVËS
Prishtinë, Nëntor 2005

Në pajtim me nenin 24 të Ligjit për Odën Ekonomike të Kosovës, nr. 2005/30, Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës në mbledhjen e vet të mbajtur më 18.11.2005 miratoi këtë:
STATUT TË ODËS EKONOMIKE TË KOSOVËS
I. DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1
Oda Ekonomike e Kosovës (në tekstin e mëtejshëm Oda), konform me dispozitat e Ligjit për OEK nr. 2005/30, është organizatë e pavarur, jopolitike, jofitimprurëse dhe profesionale, e cila:
si lobi i anëtarëve të vet i harmonizon, përfaqëson dhe mbron interesat e tyre në raport me pushtetin, participon, në pajtim me rolin dhe detyrat, në Dialogun social në nivel të Kosovës, iu ofron anëtarëve shërbime afariste, këshillëdhënëse në funksion të përparimit të veprimtarive ekonomike, i ushtron autorizimet publike në pajtim me Ligjin për OEK, ligjet tjera pozitive dhe me këtë Statut.

Neni 2
Anëtarësimi në Odë dhe largimi nga ajo është i lirë dhe në baza vullnetare.
Odën e qeverisin anëtarët e saj përmes përfaqësuesve të tyre nëpër shoqata apo grupacione ekonomike, njësi rajonale dhe përmes anëtarëve të zgjedhur në organet e Odës.
Anëtari i Odës konsiderohet subjekti juridik apo fizik që nënshkruan Marrëveshjen për anëtarësim në Odë dhe i kryen obligimet konform me këtë Marrëveshje.

Neni 3
Në realizimin e detyrave e të qëllimeve të anëtarësimit në Odë, anëtarët e Odës drejtpërdrejtë përmes formave të organizimit e të punës ose tërthorazi përmes organeve të Odës kanë të drejta dhe obligime që veçanërisht:
- t i udhëheqin punët e odës, t i zgjedhin organet e Odës dhe të mbikëqyrin punën e tyre,

- të parashtrojnë iniciativa për nxjerrje të ligjeve dhe të ndërtojnë qëndrime e mendime për ligjet e propozuara si dhe për masat në lëmin e ekonomisë dhe të politikës zhvillimore ekonomike,
- të shfrytëzojnë ndihmën e nevojshme profesionale dhe ndihmën tjetër në punën e tyre si dhe t i shfrytëzojnë shërbimet që i kryen Oda,
- kontestet reciproke dhe rastet e shkeljes së zakoneve të mira afariste, t i zgjidhin në rend të parë para gjykatave në kuadër të Odës,
- në veprimtarinë dhe punën e tyre në kuadër të organizimit të mekanizmave të Odës, të respektojnë dispozitat e këtij Statuti, aktet e përgjithshme të Odës dhe vendimet e qëndrimet e organeve dhe formave tjera të organizimit në kuadër të Odës,
- të marrin pjesë në sigurimin e mjeteve për realizimin e detyrave të Odës, në pajtim me programet e punës dhe vendimet e organeve të Odës.

Neni 4
Parim themelor i organizimit të brendshëm dhe i funksionimit të Odës sipas këtij Statuti është organizimi i anëtarëve:
në shoqatat e degëve sipas veprimtarive të tyre në njësitë rajonale, sipas regjioneve të caktuara.
Shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale të Odës janë forma të organizimit e të punës që në mënyrë të pavarur dhe profesionale i kryejnë detyrat e veta ashtu siç janë të definuar me këtë Statut.
Shoqatat e degëve mund të organizohen dhe të funksionojnë edhe si grupacione ekonomike për lëmi të caktuara ekonomike, apo grupacione të lobimit për çështje të caktuara dhe në pajtim me interesat e që lidhen me anëtarësimin në Odë.

Neni 5
Odën e qeverisin përfaqësuesit e zgjedhur në organet e Odës në nivelin qendror, në organet e shoqatave të degëve dhe në njësitë rajonale.
Secili anëtar, drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesit të vet ka të drejtën aktive dhe pasive të votimit për të gjitha organet nga alineja e mëparshme e këtij neni.

Neni 6
Emërtimi i Odës është: ODA EKONOMIKE E KOSOVËS.
Oda e ka cilësinë e personit juridik.
Selia e Odës dhe e shoqatave të degëve është në Prishtinë, rruga Nëna Terezë nr. 20.
Selia e njësive rajonale është në: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe në Mitrovicë

Neni 7
Oda e ka vulën e vet të rrumbullakët, e cila përmban emërtimin dhe selinë.
Shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale mund të kenë vulën e rrumbullakët me emërtimin e Odës si dhe me emërtimin e vet e të selisë së vet.
Forma, përmbajtja dhe dimensionet e vulave rregullohen me akt të veçantë.

Neni 8
Veprimtaria e Odës është transparente. Transparenca në punën e Odës sigurohet në harmoni me Ligjin dhe me këtë Statut.
II. QËLLIMET DHE DETYRAT E ODËS

Neni 9
Oda organizohet dhe vepron me qëllim të përparimit të ekonomisë së tregut, ndërmarrësisë dhe nxitjes së konkurrencës tek anëtarët e vet.
Për realizimin e qëllimeve nga alineja e mëparshme e këtij neni, Oda e orienton punën e vet veçanërisht në:
përfaqësimin në kuptim të lobimit të interesave të anëtarëve të Odës para organeve dhe institucioneve kompetente shtetërore, në veçanti në përgatitjen e legjislacionit ekonomik, në përcaktimin e masave e të politikës ekonomike si dhe në fillimin e iniciativave për përmirësimin e rregullativave të caktuara në lëmin e ekonomisë, sigurimin e shërbimeve afariste – profesionale për nevojat e anëtarëve, dhënien e këshillave, informatave dhe të ndihmës profesionale me qëllim të përmirësimit të rezultateve në punën e anëtarëve të Odës, dhënien e ndihmës profesionale anëtarëve të Odës për zhvillimin e veprimtarive konkrete, përvetësimin e teknologjive dhe metodave bashkëkohore në punë, nxitjen e veprimtarisë hulumtuese dhe zhvillimin e të arriturave tekniko-teknologjike, përparimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe standardeve të produkteve e të tjera, nxitjen e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës e të mundësive dhe potencialeve të saj, në nivel vendor, rajonale dhe ndërkombëtar, nxitjen e investimeve në ekonominë e Kosovës, në veçanti në tërheqjen e investimeve direkte nga jashtë, duke u angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit për tërheqjen e investitorëve, shëndërrimin e Odës dhe të formave të veprimit të saj në një vend dhe forum të pazëvendësueshëm dhe neutral për konsultimin e biznesit për të gjitha çështjet me interes për ekonominë, përparimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend, bashkëpunimin me Qeverinë, ministritë përkatëse dhe institucionet tjera për të gjitha çështjet me interes për ekonominë ose për disa anëtarë të Odës,

përcaktimin e qëndrimeve e të mendimeve të harmonizuara lidhur me përmirësimin e kushteve e të ambientit për zhvillimin e veprimtarive biznesore, participimin në ndërtimin e qëndrimeve të përbashkëta për çështjet ekonomike me asociacionet e odave tregtare – industriale dhe Federatave të industrialistëve të Evropës, përfshirë edhe anëtarësimin e Odës në këto organizata, nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik me botën, në veçanti me promovimin e produkteve të ekonomisë së Kosovës, të shërbimeve, organizimin e panaireve dhe ekspozitave, vizitave të delegacioneve ekonomike etj. përfaqësimin e interesave të anëtarëve të Odës përkatësisht të punëdhënësve në ekonomi në dialogun trepartit social në nivel të Kosovës, sigurimin dhe kombinimin e vazhdueshëm të informatave për të dhëna të rëndësishme nga ekonomia e vendit dhe ajo botërore, organizimin dhe nxitjen e formave adekuate për arsimim të vazhdueshëm plotësues funksional dhe për përtëritjen e diturive për profilet e ndryshme të ekspertëve dhe menaxherëve në ekonomi, nxitjen e anëtarëve të Odës që të ndërmarrin aktivitete në lëmin e mbrojtjes së ambientit jetësor, përmirësimin e cilësisë së punës, standardeve në punë e çështje tjera me interes për ekonominë, në veçanti për ndërmarrjet e vogle e të mesme, përcaktimin dhe kultivimin e zakoneve të mira afariste, të moralit afarist dhe të rregullave të sjelljes afariste të anëtarëve të Odës në raport me persona të tretë dhe në treg përgjithësisht, dhënien e ndihmës profesionale në zgjidhen e kontesteve përmes arbitrazhit apo me ndërmjetësim të drejtpërdrejtë, në interesin e anëtarit të Odës, mbështetjen dhe përgatitjen e anëtarëve të Odës gjatë vendosjes së kontakteve të biznesit, në veçanti me partnerët e jashtëm, kryerjen e punëve të veçanta tjera me interes për anëtarët e Odës.
Për realizimin më të suksesshëm të veprimtarisë së Odës, të përshkruar në alinenë e mëparshme, Oda mund të themelojë shoqata të ndryshme ose forma tjera për t iu ofruar shërbime anëtarëve të Odës si dhe mund të angazhojë organizata dhe ekspert shkencor profesional.

Neni 10
Oda ushtron disa autorizime publike si dhe lëshon vërtetime dhe dokumente tjera që mbështeten në autorizime ligjore apo në akte të organeve kompetente shtetërore, që mund ti delegohen Odës, me qëllim të lehtësimit të procedurës për marrjen e tyre dhe në interes të subjekteve ekonomike.

Neni 11
Oda lëshon certifikata, vërtetime dhe dokumente tjera për çështje nga veprimtaria e saj për të cilat mban evidencë dhe konfirmon fakte të caktuara, të cilat anëtarët e Odës i shfrytëzojnë në punën e tyre në vend dhe në botë.

III. QEVERISJA E ODËS
Neni 12
Në Odë anëtarët janë të organizuar sipas parimit të branshës, bashkimit në Shoqatat e degëve dhe sipas parimit rajonal në njësit rajonale të cilat janë pjesë integrale të Odës dhe të strukturës së sajë drejtuese nga poshtë, lartë.
Shoqatat e degëve dhe njësit rajonale janë baza zgjedhore për zgjedhjen e përfaqësuesve në organet e Odës të nivelit të degës, rajonal dhe qendror.
Zgjedhja e të gjitha organeve kryhen në pajtim me procedurën e zgjedhjeve, ashtu siç është definuar me këtë Statut, dhe me rregullat e veçanta për zgjedhje që do t i miratojë Kuvendi i Odës.

Neni 13
Organet e qeverisjes në nivelin qendror të Odës
Organet e qeverisjes së Odës janë:
Kuvendi i Odës; Këshilli Drejtues i Odës; Kryetari i Odës; Këshilli Mbikëqyrës i Odës.

Neni 14
Kuvendi i Odës
Kuvendi i Odës është organi më i lartë i Odës.
Kuvendi i Odës është i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur të anëtarëve të Odës në pajtim me procedurën e zgjedhjeve të përcaktuar me këtë Statut.

Neni 15
Kuvendi i Odës i ka 95 vende përfaqësuese, të cilat janë të ndara ndërmjet shoqatave të degëve dhe njësive rajonale në këtë mënyrë:
shoqatat e degëve 65 vende njësitë rajonale 30 vende
Vendet përfaqësuese të shoqatave të degëve dhe të njësive rajonale ndahen në atë mënyrë që drejtpërdrejtë merren parasysh këto kritere:

numri i anëtarëve dhe struktura e tyre: sigurimi i përfaqësimit të interesave të anëtarëve neper regjione dhe grupacione ekonomike.
Bashkë me definimin e kohës së mbajtjes së zgjedhjeve Këshilli drejtues i Odës i cakton edhe vendet përfaqësuese në pajtim me kriteret e definuara më lartë.

Neni 16
Anëtarët e Kuvendit të Odës zgjidhen nga anëtarët e Odës që janë të organizuar në shoqatat e degëve dhe njësit rajonale, konform me dispozitat e këtij Statuti.
Gjatë propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit të Odës duhet të merret parasysh në mënyrë të veçantë parimi i përfaqësimit të interesave tipike të anëtarëve të Odës si dhe parimi i respektimit të veprimtarisë së mirëfilltë ekonomike në krahasim me veprimtaritë tjera.

Neni 17
Kuvendi i Odës zgjidhet për mandat 4 vjeçar.
Anëtarët e Kuvendit mund të zgjidhen sërish pas skadimit të mandatit, edhe për një mandat.
Mandatet e të gjitha organeve tjera të Odës në shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale janë të lidhura me mandatin e anëtarëve të Kuvendit të Odës.

Neni 18
Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve, që e cakton Kuvendi i Odës, është përgjegjës për ligjshmërinë e zbatimit të zgjedhjeve.
Komisioni nga alineja. e mëparshme e bënë certifikimin e listës definitive të anëtarëve të zgjedhur për anëtarë të Kuvendit të Odës.

Neni 19
Kuvendi i Odës i ka këto autorizime:
e miraton Statutin dhe ndryshimet e tij; e zgjedh Kryetarin e Odës; në mbështetje të propozimit të Kryetarit të Odës i zgjedh nënkryetarët, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm të Odës; e miraton programin e punës, planin financiar dhe raportet mbi realizimin e tyre;

e përcakton shkallën e kontributit dhe merr vendim mbi shpërndarjen e mjeteve financiare për nevojat e shoqatave të degëve, të njësive rajonale dhe për nevojat e punës së Odës në nivelin qendror; e emëron Kryetarin e Arbitrazhit të Përhershëm dhe Arbitra, Kryetarin, prokurorin dhe anëtarët Këshillit të Nderit; i miraton rregullat procedurale për punën e Arbitrazhit të Përhershëm dhe Këshillit të Nderit; e miraton rregulloren mbi punën e vetë; i përcakton shoqatat sipas veprimtarive dhe odat rajonale në kuadër të Odës; i shpallë zgjedhjet dhe i përcakton kriteret dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve (anëtarëve) në Kuvendin e Odës nga shoqatat sipas veprimtarive dhe nga njësit rajonale; shqyrton dhe përcakton qëndrime lidhur me çështje të rëndësishme të sistemit ekonomik, të politikës zhvillimore dhe aktuale ekonomike; përcakton qëndrime, konkluzione dhe iniciativa lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve dhe ua dërgon organeve dhe institucioneve kompetente shtetërore; përcakton iniciativa për përgatitjen e dispozitave ligjore dhe të tjera nga lëmi i ekonomisë; përcakton masa dhe aktivitete për nxitjen e investimeve, në veçanti të investimeve direkte nga jashtë në ekonominë e Kosovës; propozon masa dhe përcakton aktivitete për përparimin dhe promovimin e klimës së biznesit në vend; përcakton mendime dhe qëndrime të Odës për përmirësimin e kushteve të punës të subjekteve ekonomike dhe për çështje të tjera nga veprimtaria e Odës; nxjerrë vendime të tjera dhe bënë punë të tjera në pajtim me këtë Statut dhe aktet tjera të Odës.
Për kryerjen e disa punëve të caktuara nga fushëveprimi i vet Kuvendi mund të formojë trupa punues të përhershëm ose të përkohshëm.

Neni 20
Kuvendi i Odës e miraton Programin e punës së Odës në nivelin qendror pas përgatitjes së koordinuar të programeve të punës së shoqatave të degëve dhe të njësive rajonale.
Kryetari i Odës siguron që programet të para diskutohen dhe të koordinohen në të gjitha pjesët e Odës.

Neni 21
Kuvendi i Odës mblidhet më së paku dy herë në vit.
Kuvendin e thërret Kryetari i Odës, ndërsa me punën e Kuvendit udhëheq kryesuesi apo kryesia e punës në pajtim me Rregulloren mbi punën e Kuvendit.

Kryetari i Odës është i obliguar që ta thërras Kuvendin në afat prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës nga ana e Këshillit drejtues apo nga ana e 1/5 të anëtarëve të Kuvendit.

Neni 22
Kuorumi i Kuvendit është arritur po që se në Kuvend marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.
Vendimet janë të plotfuqishme nëse janë miratuar me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm, përpos në rastet e shumicës së kualifikuar, e cila definohet në Rregulloren mbi punën e Kuvendit.
Tek votimi secili anëtar i Kuvendit e ka një votë.

Neni 23
Dispozitat më precize rreth thirrjes dhe punës së Kuvendit janë të përfshira në Rregulloren e punës së Kuvendit të Odës.

Neni 24
Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues i Odës përbëhet nga 27 anëtar.
Kryetari i Odës, nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i Odës janë anëtar të Këshillit Drejtues sipas pozitës.
Kryetari i Odës i kryeson mbledhjet e Këshillit Drejtues.
Në propozimin e përbërjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues, Kryetari i Odës është i obliguar të ketë parasysh jo vetëm zotësitë e menaxhmentit të kandidatëve por edhe përfaqësimin proporcional të sektorëve kryesor ekonomik, të rajoneve dhe veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Në punën e Këshillit drejtues, pa të drejtë vote mund të marrin pjesë edhe ekspertët nga ekonomia dhe përfaqësuesit e institucioneve profesionale e publike në pajtim me pikat e rendit të ditës që trajtohen në mbledhjen e Këshillit drejtues.

Neni 25
Këshilli Drejtues i ka këto kompetenca:
shqyrton dhe miraton propozimet e materialeve e të vendimeve për mbledhjet e Kuvendit të Odës;

miraton propozimet e vendimeve rreth realizimit të programeve të punës e të Planit financiar si dhe vendimet tjera për Kuvendin e Odës; i emëron anëtarët e këshillave profesionale të Këshillave Drejtuese të Odës; i emëron përfaqësuesit e Odës në institucionet në të cilat Oda i ka përfaqësuesit e vetë sipas dispozitave të veçanta; i miraton aktet e përgjithshme të Odës; e miraton Rregulloren mbi punën e vetë, i emëron drejtorët e shoqatave të degëve dhe drejtorët e këshillave profesionale dhe të njësive rajonale; miraton vendime për hapjen e përfaqësive të Odës në botën e jashtme; kryen edhe punë tjera në pajtim me programin e punës dhe vendimet e Kuvendit të Odës.

Neni 26
Këshillin drejtues të Odës e thërret Kryetari i Odës.
Kryetari i Odës është i obliguar ta thërras Këshillin drejtues sipas kërkesës së më së paku 1/5 të anëtarëve të Këshillit drejtues.
Kuorumi për vendosje valide i Këshillit drejtues është më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm.
Tek votimi secili anëtar e ka një votë.
Vendimet janë miratuar në mënyrë valide poqë se për to votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm, përpos në rastet e shumicës së kualifikuar, të definuar me Rregulloren mbi punën e Këshillit drejtues.

Neni 27
Këshilli drejtues mund të emërojë këshilla të përhershme ose të përkohshme profesionale të përbërë nga ekspertë të ekonomisë ose të shkencës apo të opinionit profesional në pajtim me programin e punës.

Neni 28
Kryetari i Odës
Kryetari i Odës e përfaqëson dhe prezanton Odën, drejton punët e saj dhe i zbaton vendimet dhe konkluzionet e organeve të tjera të Odës dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së Odës.
Kryetari i Odës gjatë kryerjes së punëve nga paragrafi 1 i këtij neni merr vendime dhe ndërmerr masa dhe aktivitete në harmoni me Statutin, programin e punës dhe planin

financiar, gjegjësisht me vendimet, konkluzionet dhe aktet tjera të organeve të tjera të Odës.
Kryetari i Odës me qëllim të ushtrimit më të suksesshëm të kompetencave të veta mund të emërojë këshilltar të veçantë nga radhët e ekspertëve në Odë apo jashtë Odës.
Kryetari i Odës zgjedhjet nga radhët e përfaqësuesve të anëtarëve të Odës.

Neni 29
Listën e kandidatëve për kryetar të Odës e përcakton Komisioni kandidues i Kuvendit të Odës. Me rastin e përcaktimit të kandidatëve për kryetar Komisioni i merr parasysh të gjitha kandidaturat e paraqitura nga anëtarët veç e veç dhe i propozon Kuvendit listën definitive të kandidatëve që përbëhet nga përfaqësuesit e bizneseve më të rëndësishme, anëtare të Odës, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e Kosovës.
Kandidati i cili fiton numrin më të madh të votave të anëtarëve të Kuvendit konsiderohet se është zgjedhur kryetar i Odës.
Mandati i kryetarit të Odës zgjatë katër vjet dhe i njëjti person mund të rizgjidhet edhe për një mandat.

Neni 30
Me qëllim të konsultimeve para marrjes së vendimeve për çështje të rëndësishme nga veprimtaria e Odës Kryetari i Odës mund të thërras mbledhjet e kolegjiumit në të cilat marrin pjesë drejtorët e shoqatave të degëve, drejtorët e njësive rajonale dhe punëtorët e Odës me autorizime e përgjegjësi të veçanta.

Neni 31
Kuvendi mund ta revokojë Kryetarin para skadimit të mandatit të tij për këto arsye:
nëse nuk i zbaton vendimet e Kuvendit apo të Këshillit drejtues; nëse nuk iu përmbahet dispozitave të akteve të Odës veçanërisht të Statutit; sipas kërkesës së tij.
Nëse Kryetari është i revokuar para skadimit të mandatit, Kryetari i ri duhet të zgjidhet më së largu në afat prej 3 muajsh. Deri sa të zgjidhet kryetari i ri Kuvendi i Odës e emëron ushtruesin e detyrës së kryetarit.

Neni 32
Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli mbikëqyrës i Odës ka kryetarin dhe 6 anëtarë (gjithsej 7 anëtarë) që zgjidhen nga radhët e përfaqësuesve të anëtarëve të Odës. Anëtar të Këshilli mbikëqyrës mund të zgjidhen edhe ekspertë në lëmin e punës materiale – financiare.
Mandati i anëtarëve të Këshilli mbikëqyrës zgjat 4 vjet me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat.
Anëtar i Këshillit mbikëqyrës nuk mund të jetë: Kryetari i Odës, anëtari i Këshillit Drejtues, Sekretari i Përgjithshëm i Odës dhe persona me konflikt interesi.

Neni 33
Këshilli mbikëqyrës mbikëqyrë ligjshmërinë e punës materialo-financiare të Odës dhe për gjendjen e konstatuar e njofton Kuvendin e Odës së paku njëherë në vit.
Këshilli mbikqyrës është i obliguar së paku njëherë në vit të zbatojë procedurën e auditivit nga një shoqatë e pavarur për auditim.
KREU IV
Format e punës dhe të organizimit

Neni 34
Shoqatat e degëve – grupacioneve ekonomike
Shoqata e degëve sipas veprimtarisë, gjegjësisht veprimtarive është formë profesionale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës përmes së cilës anëtarët e Odës vendosin pavarësisht dhe kryejnë punë dhe detyra në interes të veprimtarisë, gjegjësisht veprimtarive adekuate.

Neni 35
Shoqata sipas veprimtarisë gjegjësisht veprimtarive organizohet nga anëtarët e Odës që i takojnë një veprimtarie konkrete gjegjësisht veprimtarive konkrete.
Kuvendi i Odës e cakton numrin e përgjithshëm të shoqatave në kuadër të Odës.
Secili anëtar i Odës lidhet drejtpërdrejtë në një shoqatë, varësisht nga veprimtaria e regjistruar që dominon në punën e tij, gjegjësisht sipas interesit që realizohet në shoqatën adekuate.

Secili anëtar i Odës, po që se ka interes, përveç shoqatës amë, mund të lidhet dhe të merr pjesë edhe në punën e ndonjë shoqate tjetër.

Neni 36
Anëtarët e Odës marrin pjesë në punën e shoqatës përmes përfaqësuesve të vet të përhershëm ose të përkohshëm.
Shoqata punon në mbledhje plenare, në të cilat mund të marrin pjesë përfaqësues të të gjithë anëtarëve të shoqatës.
Shoqata sipas veprimtarisë punon drejtpërdrejtë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të anëtarëve të Odës, në veçanti:
shqyrton çështje që kanë të bëjnë me avancimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale në veprimtari; inicion dhe përcakton masa, plane dhe programe për zhvillimin e veprimtarisë, i harmonizon kundërthëniet dhe interesat e ndryshme të paraqitura në kuadër të veprimtarisë; miraton konkluza dhe propozon masa në interes të veprimtarisë, duke i pasur parasysh interesat e ekonomisë në tërësi; i analizon dhe përcakton interesat e përbashkëta të anëtarëve të Odës nga veprimtaria, si dhe kundërthëniet e paraqitura, në raport me veprimtarit[ë tjera dhe jep propozime për harmonizimin e tyre, gjegjësisht tejkalimin; paraqet iniciativë për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve të tjera dhe i shqyrton ato, jep mendime dhe propozime lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve të odës të veprimtarisë adekuate dhe të ekonomisë në tërësi; inicion dhe realizon bashkëpunim lidhur me çështje nga interesi i përbashkët me anëtarë të odës nga shoqata të tjera në kuadër të Odës dhe bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, në harmoni me aktivitetet programore dhe aktet e përgjithshme të odës; kryen punë të tjera në interes të anëtarëve, në kudër të kompetencave të Odës.
Organizimi dhe mënyra e punës së shoqatave rregullohet me rregulla, në harmoni me dispozitat e këtij Statuti.

Neni 37
Shoqatat bashkëpunojnë midis vetes në çështjet me interes të përbashkët.
Me qëllim të veprimit të koordinuar në çështjet nga interesi i përbashkët, këshillat drejtues të dy ose më shumë shoqatave mund të mbajnë seanca të përbashkëta.
Në qoftë se për ndonjë çështje me interes të përbashkët të shoqatave nuk arrihet pajtim midis dy ose më shumë shoqatave, ajo çështje, me qëllim të marrjes së qëndrimit

përfundimtar, i drejtohet Këshillit drejtues të Odës, me qëndrime të arsyetuara të shoqatave adekuate.

Neni 38
Shoqatat përbëhen nga të gjithë anëtarët e Odës të degës së caktuar.
Shoqatat e degëve zgjedhin Këshillin drejtues të Shoqatës.
Këshilli drejtues i Shoqatës, varësisht nga numri i anëtarëve dhe specifikat tjera mund t i ketë deri 25 përfaqësues.
Anëtarët e Këshillit drejtues nga radhët e veta e zgjedhin Kryetarin e Këshillit drejtues, i cili është njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së degës.
Po që se një degë ka më pakë se 50 anëtarë, të gjithë anëtarët e përbëjnë Këshillin drejtues të Shoqatës së degës.

Neni 39
Njësitë rajonale
Njësia rajonale është formë territoriale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës, përmes funksionimit të së cilës sigurohet decentralizimi i detyrave dhe aktiviteteve të Odës dhe vendimmarrje e pavarur e anëtarëve të Odës për çështje dhe detyra me rëndësi të veçantë për rajonin për territorin e të cilit është organizuar njësia.
Njësia rajonale mund të organizohet për dy ose më shumë komuna, kurse numri i përgjithshëm i njësive rajonale në kuadër të Odës përcaktohet nga Kuvendi i Odës.

Neni 40
Njësia rajonale, në veçanti:
shqyrton çështje lidhur me përparimin e prodhimtarisë, qarkullimit dhe shërbimeve ekonomike dhe probleme aktuale të ekonomisë në rajonin për të cilin është organizuar; realizon decentralizimin e detyrave dhe aktiviteteve të Odës në kudër të rajonit; shqyrton propozime dhe inicion nxjerrjen e akteve nga kompetenca e organeve të Odës; shqyrton çështje dhe inicion propozime për zhvillimin e sipërmarrësish në rajon; merr pjesë në përcaktimin e prioriteteve zhvillimore e strukturore të rajonit, veçmas në koncipimin e qëndrimeve dhe propozimeve për afarizëm ekologjinë, zhvillimin e infrastrukturës ekonomike (rrugë rajonale, energjetikë, transport e tjera);

inicion procedura për nxjerrjen e dispozitave dhe masave në lëmin e ekonomisë, në interes të ekonomisë në rajonin për të cilin është organizuar ose për ekonominë e vendit; kryen shërbime afariste – profesionale dhe infrastrukturore në interes të ekonomisë së rajonit; inicion dhe realizon bashkëpunim për çështje me interes të përbashkët me anëtarët e Odës nga rajonet fqinje ose me oda rajonale të vendeve të tjera, në harmoni me aktivitetet programore ose aktet e përgjithshme të Odës; i harmonizon kundërthëniet e paraqitura dhe interesat e ndryshme midis anëtarëve të Odës në rajon; kryen punë të tjera në interes të anëtarëve, në kuadër të kompetencave të Odës.
Organizimi dhe mënyra e punës së njësive rajonale rregullohet me rregulla, në harmoni me dispozitat e këtij Statuti.

Neni 41
Njësia rajonale ka Këshill drejtues, si organ qeverisës.
Anëtarët e Këshillit drejtues zgjidhen në mbledhjen e Kuvendit të njësisë rajonale , nga radhët e përfaqësuesve të anëtarëve të odës nga rajoni i njësisë rajonale.
Këshillat drejtuese të njësive rajonale mund të kenë deri 21 anëtar.

Neni 42
Format tjera të organizimit dhe të punës
Krahas me format themelore të përcaktuara të organizimit dhe të punës së Odës anëtarët me qëllim të shprehjes së interesave të veçanta mund të bashkohen në forma të ndryshme siç janë grupe të specializuara të degëve ose shoqatave, grupe të lobimit etj. Për këto destinime anëtarët mund të grumbullojnë mjete plotësuese në bazë vullnetare, po që se këto aktivitete për shkak të vëllimit dhe formës së tyre nuk mund të financohen nga mjetet e rregullta financiare të parapara për punën e Shoqatave të degëve përkatësisht të njësive rajonale.
Anëtarët të cilët themelojnë asociacione speciale në pajtim me alinenë e mëparshme, në mënyrë të pavarur vendosin mbi organet dhe mënyrën e punës së këtyre formave të organizimit.

V. BASHKËPUNIMI I ODËS ME SUBJEKTE TË TJERA

Neni 43
Në kudër të qëllimeve dhe detyrave të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut, Oda bashkëpunon me organet kompetente shtetërore, organet e pushtetit vendor dhe me institucione të tjera veçanërisht gjatë përcaktimit të sistemit ekonomik, politikës zhvillimore dhe ekonomike, ngritjes së iniciativave për nxjerrjen e ligjeve dhe të dispozitave të tjera në lëmin e ekonomisë, përgatitjes së dispozitave ligjore dhe dispozitave të tjera nga lëmi i ekonomisë dhe çështje të tjera në interes të ekonomisë.

Neni 44
Oda bashkëpunon me oda ekonomike dhe me asociacione adekuate ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare dhe institucionet të tjera jashtë vendit, përmes formave të institucionalizuar dhe të tjera të bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik me jashtë.
Bashkëpunimi me odat dhe me asociacionet dhe institucionet tjera jashtë vendit realizohet përmes kontakteve të drejtpërdrejta, këmbimit të informatave, odave mike, këshillave të biznesit, organizimit të përbashkët të propagandës gjithë ekonomike dhe turistiko-informative, panaireve dhe ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera promovuese, vizitave me karakter pune, vendosjes së përfaqësimit të jashtëm tregtar, lidhmërisë dhe informimit afarist e të tjera.
VI. AKTET E PËRGJITHSHME TË ODËS

Neni 45
Akte të përgjithshme të Odës janë: Statuti, rregulloret, vendimet, konkluzat, rekomandimet, qëndrimet, mendimet dhe aktet e tjera të përgjithshme që i nxjerrin Kuvendi, Këshilli drejtues dhe organet e format e tjera të organizimit e të punës në kuadër të Odës, në harmoni me ligjin dhe me këtë Statut.
KREU VII
ARBITRAZHI I PËRHERSHËM DHE KËSHILLI I NDERIT

Neni 46
Në kuadër të Odës ekziston Arbitrazhi i përhershëm, si organ i pavarur.

Neni 47
Arbitrazhi i përhershëm mund të vendosë për kontestet reciproke afariste midis anëtarëve të Odës, midis anëtarëve të Odës dhe personave të tretë, si dhe midis personave të tjerë juridik në vend dhe nga jashtë, nëse palët bien dakord për kompetencën e kësaj gjykate.
Vendimet e Arbitrazhit të përhershëm janë përfundimtare dhe kanë fuqinë e aktvendimit të plotfuqishëm.

Neni 48
Kompetenca, përbërja, dhe organizimi i Arbitrazhit të përhershëm dhe procedura lidhur me lëndët nga kompetenca e tij përcaktohen me akt të përgjithshëm të cilin e nxjerr Këshilli drejtues i Odës.

Neni 49
Këshilli i Nderit
Në kuadër të Odës ekziston Këshilli i nderit, si organ i pavarur.
Këshilli i nderit vendos për raste të shkeljes së zakoneve të mira afariste gjatë punës, për raste të shkeljes me të cilat cenohen parimet e ekonomisë së tregut, për raste të mos përmbushjes së obligimeve të anëtarëve të Odës dhe për shkelje të tjera të dispozitave të këtij Statuti dhe akteve të tjera të organeve, trupave dhe formave të organizimit e të punës të Odës nga anëtarët e Odës, në qoftë se me ligj ose dispozitë tjetër për shkelje konkrete nuk është përcaktuar kompetencë e ndonjë organi tjetër.
Shkelje të zakoneve të mira afariste konsiderohen, veçanërisht:
veprimet e anëtarëve dhe jo anëtarëve të Odës me të cilat, në kundërshtim me zakonet e mira afariste, i shkaktohet dëm qytetarit, personit juridik ose Kosovës apo ndonjë qyteti të Kosovës; keqpërdorimi i qarkullimit të mallrave; konkurrenca jolojale; marrëveshja me qëllim të arritjes së pozitës së monopolit ose pozitës tjetër të privilegjuar në treg; lëshimit në qarkullim të mallrave pa deklaratë ose me deklaratë të pasaktë; shmangies pa arsye të përmbushjes së obligimeve të kontraktura; qëndrim jokorrekt ndaj konsumatorëve; kryerja e keqe e shërbimeve ose refuzimi që të sillet sipas reklamacionit të konsumatorëve; reklama jolojale; lidhja e kontratave fiktive dhe shkelje të tjera që mund të konsiderohen shkelje të zakoneve afariste.

Neni 50
Për shkeljet e bëra të zakoneve të mira afariste dhe të dispozitave të Statutit dhe të akteve të tjera të Odës Këshilli i nderit mund të shqiptojë:
vërejtje ose vërejtje publike, duke e shpallur atë në media.

Neni 51
Kompetenca, përbërja, dhe organizimi i Këshillit të nderit, mënyra e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të sajë dhe procedimi i lëndëve në kompetencë të sajë, si dhe kompetenca, zgjedhja dhe shkarkimi i prokurorit rregullohen me akt të përgjithshëm që e nxjerrë Këshilli drejtues i Odës.
VIII. PUNA PUBLIKE E ODËS

Neni 52
Puna e Odës është publike.
Oda boton Gazetën e vetë zyrtare, përmes së cilës i informon anëtarët dhe opinionin për punën e vetë, duke përfshirë këtu edhe punën e shoqatave të degëve dhe të njësive rajonale.
Oda e promovon veprimtarinë e vetë në opinion edhe përmes aktivisteve të ndryshme publike (TV, radio, konferencave me gazetar, kumtesave për mjete të informimit etj) si dhe përmes veprimtarisë së Euro Info Qendrës.
KREYU IX
Sekretari i Përgjithshëm i Odës

Neni 53
Sekretari i Përgjithshëm i Odës:
udhëheqë organizimin dhe punën e shërbimit profesional të Odës; merr vendime lidhur me marrëdhënien e punës të punësuarve në shërbimin profesional dhe për zbatimin e akteve të përgjithshme të Odës; organizon përgatitjen dhe mbajtjen e seancave të Kuvendit e të Këshillit drejtues;

e përfaqëson Odën në çështjet pronësore dhe çështjet tjera juridike – materiale; kryen punë të tjera në pajtim me Statutin dhe akte tjera të Odës.
KREU X
Shërbimi profesional i Odës

Neni 54
Oda e ka Shërbimin unik profesional për kryerjen efikase dhe cilësore të punëve që lidhen me aktivitetet e tërë mekanizmit të Odës në nivelin qendror, në nivelin e shoqatave të degëve dhe të njësive rajonale.
Shërbimi profesional i ka këto departamente:
departamenti i analizave ekonomike dhe dialogut social; departamenti i politikave të bizneseve dhe promovimeve; departamenti i tregut ndërkombëtar, investimeve dhe marketingut; departamenti i zhvillimit të bizneseve dhe menaxhimit të kompanive.
Shërbimi profesional ka edhe njësi të veçanta.

Neni 55
Organizimi më preciz i shërbimit profesional rregullohet me Aktin e veçantë mbi shërbimin profesional të Odës të cilin e miraton Këshilli drejtues të Odës, në pajtim me Strategjinë e ristrukturimit të OEK, Statutin dhe Ligjin për OEK.
KREYU XI
Financimi i Odës

Neni 56
Burimet e mjeteve për punën e Odës dhe për punën e shoqatave të degëve dhe njësive rajonale janë:
kontributi i anëtarëve; pagesat e shërbimeve të kryera; mjetet posaçërisht të planifikuara për detyra të veçanta; mjetet nga buxheti i Kosovës për ushtrimin e autorizimeve publike; donacionet dhe burimet tjera.
Bazë për përllogaritjen e kontributit të anëtarëve të Odës është përqindja e caktuar me vendimin e Kuvendit të Odës që lidhet me fondin e bruto të ardhurave personale të punësuarve të kompanisë anëtare të Odës, përqindje kjo që në formë të kontributit

paguhet për çdo muaj, në mënyrën siç vërtetohet me kontrata të veçanta të anëtarësimit në Odë.
Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme Kuvendi i OEK përcakton lartësinë e anëtarësisë në formë paushall.

Neni 57
Kontributi i tërësishëm i anëtarëve shpërndahet në këto pjesë:
për punën të Odës; për punën e shoqatave të degëve; për punën e njësive rajonale; për punën e shërbimeve profesionale.
Shpërndarja e kontributit të anëtarëve bëhet në mbështetje të këtyre kritereve:
vëllimit të kontributit të grumbulluar në vitin e kaluar fiskal dhe vëllimit të të hyrave tjera të Odës, në kuadër të ndonjërës shoqatë të degës dhe të njësisë rajonale; programeve të koordinuara të punës e të aktiviteteve dhe të planeve financiare të Odës dhe të atyre të shoqatave të degëve e të njësive rajonale; koordinimit të konsumit të mjeteve financiare të distribuuara gjatë vitit, duke marrë parasysh edhe derdhjen e kontributeve të anëtarëve brenda shoqatës së degës individualisht ose njësisë rajonale.

Neni 58
Me qëllim të kryerjes së detyrave të caktuara plotësuese për të cilat janë të interesuar më shumë anëtarë mund të grumbullohen mjete plotësuese në bazë vullnetare në nivelin qendror, në nivelin e shoqatave të degëve dhe në nivel të njësive rajonale. Me këto mjete plotësuese të grumbulluara disponojnë në mënyrë të pavarur ata që i kanë grumbulluar.

Neni 59
Shërbimet të cilat kanë domethënie më të madhe se sa ofrimi i konsultave të përgjithshme dhe që kërkojnë angazhim të ekspertëve të Odës individualisht sipas parimeve të organizatave të këshillë dhënies, mund të përllogariten dhe të paguhen veçanërisht.

Neni 60
Oda posaçërisht i përllogarit dhe paguan shërbimet që janë të lidhura me ushtrimin e autorizimeve publike, përpos në qoftë se financohen nga buxheti i Kosovës.

Neni 61
Anëtarët kolektiv i paguajnë kontributin vjetor për Odën në mbështetje të kontratës së veçantë mbi programin e punës dhe shërbimet që i kryen Oda për këta anëtar kolektiv si dhe për çështjet tjera që lidhen me bashkëpunimin reciprok.

Neni 62
Mjetet financiare për punën e Odës distribuohen në pajtim me planet financiare të Odës në nivelin qendror, në nivelin e shoqatave të degëve dhe në nivelin e njësive rajonale, sipas pozicioneve përkatëse të konsumit.

Neni 63
Patundshmëritë dhe objektet me vlerë të përhershme si pjesë e pronës të Odës nuk mund të tjetërsohen, të vihen nën hipotekë ose të jepen pa kompensim, me përjashtim të rasteve kur është fjala për zgjidhje me të cilat rritet vlera dhe funksionaliteti i tyre, për çka vendos Kuvendi i Odës.
KREY XII
Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare

Neni 64
Ky Statut hyn në fuqi nga dita e miratimit të tij në Kuvendin e Odës dhe i njëjti do të publikohet në Gazetën zyrtare të Odës.
Ky Statut është miratuar në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës të mbajtur më datën 18.11 viti 2005.
Nr. 04
Prishtinë, më 18.11.2005
KRYESUESI I KUVENDIT
Milazim Abazi


Ju lutemi ta konfiromoni se pajtoheni me rregulloren e OEK