Oda Ekonomike e Kosoves

11 September, 2024

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik përmes Digjitalizimit

Në një hap të rëndësishëm drejt avancimit të digjitalizimit dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, u takua me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, z. Luka Burilović, gjatë vizitës zyrtare në Zagreb.
Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit të shërbimeve të Odës Ekomomike të Kosovës, ku Oda Ekonomike e Kroacisë shërben si model shembullor jo vetëm në rajon por edhe në krejt Evropën.
Me qëllim, përmirësimin e shërbimeve për anëtarët dhe nxitjen e rritjes ekonomike, Oda Ekonomike e Kosovës është e interesuar të përfitojë nga ekspertiza e Kroacisë në këtë fushë.
Ky bashkëpunim do të hapë mundësi të reja për bizneset në të dyja vendet, duke forcuar më tej lidhjet mes Kosovës dhe Kroacisë në nivel ekonomik.
Takimi përfaqëson një pikë të rëndësishme në partneritetin e vazhdueshëm mes dy Odave Ekonomike, dhe të dyja palët janë të gatshme të zbatojnë zgjidhje inovative për të mbështetur anëtarët e tyre dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik rajonal.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!