Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Kryetari i Bordit të Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WB6 CIF), z. Lulzim Rafuna, po udhëheq një takim të rëndësishëm me z. Gert Jan Koopman, Drejtor i DG ENER në Komisionin Evropian, së bashku me CEO-t e Këshillit të Biznesit të WB6 CIF.
Ky takim thekson përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve rajonale dhe për afrimin e tyre me tregun evropian. Diskutimet po fokusohen në krijimin e mundësive të reja për rritjen ekonomike, integrimin më të madh të tregjeve të Ballkanit Perëndimor në ekonominë evropiane dhe fuqizimin e sipërmarrjeve rajonale.
Bashkëpunimi dhe integrimi ekonomik janë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe për një të ardhme më të ndritur për bizneset dhe investitorët!