Forumi më i madh i Tregtisë dhe Investimeve Kosovë-Turqi do të mbahet në Prishtinë më 4 Dhjetor
Forumi i Tregtisë dhe Investimeve Kosovë-Turqi do të mbahet me protokollin e nënshkruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe Koordinatori i Qendrës për Hulumtime Strategjike Ballkanike në Kosovë, Ragip Çesko.
Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës përmes prezantimeve të kompanive kosovare dhe institucioneve vendore.
Forumi përfshinë edhe takime B2B ndërmjet kompanive turke dhe atyre kosovare.